LAJMI I FUNDIT:

Heidi Klum mendon se është infektuar me coronavirus, por refuzon të bëjë testin

Heidi Klum mendon se është infektuar me coronavirus, por refuzon të bëjë testin

Heidi Klum ka qenë e sëmurë në shtëpi prej disa ditësh, por ka refuzuar të bëjë testin e COVID-19 apo coronavirusit.

Supermodelja së fundmi është hapur për mungesën e saj në “America’s Got Talent” këtë javë, ditë pasi u përhap lajmi se ajo është shfaqur vetëm të martën për t’u kthyer në shtëpi e sëmurë.


Klum, 46-vjeçe, filmoi veten të shtrirë në shtrat në një postim të ndarë në InstaStory, për t’i shpjeguar shtatë milionë ndjekësve se si po ndihet momentalisht.

Heidi Klum (Foto: Getty Images/Guliver)

“E gjitha filloi me një të ftohtë, duke ndjerë ethe, kollë”, tha Klum për fansat. “Unë thjesht nuk ndihem mirë, kështu që unë kam qëndruar në shtëpi për të mos infektuar asnjë person tjetër”.

Klum shpjegoi konfuzionin e saj rreth simptomave dhe vështirësinë që ajo kishte në testimin e COVID-19.

“Unë thjesht shpresoj se është një ftohje. Unë do të doja të bëja testin e coronavirusit, por thjesht këtu nuk është një”, shpjegoi Klum.

“Unë u përpoqa me dy mjekë të ndryshëm dhe thjesht nuk mund ta siguroj një. Qëndroni të sigurt të gjithë. Qëndroni në shtëpi nëse nuk ndiheni mirë”.

Heidi Klum (Foto: Instagram)

Të infektuar me coronavirus së fundmi rezultuan edhe aktori Tom Hanks me bashkëshorten e tij, Rita Wilson, të cilët janë duke u trajtuar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Ky është banori që u eliminua nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Graciano

Graciano "plas bombën" që përfshin Erjolën dhe Romeon - për çfarë bëhet fjalë?

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

U mbyt në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët, Luiz Ejlli reagon për rastin tragjik të gruas që tronditi Shqipërinë

Magazina
Kalo në kategori