LAJMI I FUNDIT:

Shell Kosova: Konsumatorët furnizohen me derivatet më cilësore të pasuruara me molekulat Shell dhe teknologjinë dynaflex

Shell Kosova: Konsumatorët furnizohen me derivatet më cilësore të pasuruara me molekulat Shell dhe teknologjinë dynaflex

Kompania e derivateve Shell Kosova ka bërë të ditur se ditëve të fundit në media kanë qarkulluar lajme të pa vërteta sa i përket cilësisë së derivateve të tyre.

Me qëllim të informimit të drejtë të konsumatorëve, por edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, ata kanë reaguar duke sqaruar hollësisht çdo gjë sa i përket cilësisë së derivateve dhe se si konsumatorët furnizohen me derivatet më cilësore në vend.

Më poshtë e keni reagimin e tyre të plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës dhe klientë të Shell-it

Shell është prezent në Republikën e Kosovës prej datës 14 maj 2018 me produktet më të mira dhe më cilësore në botë, siç janë: Diesel Fuelsave, Diesel V Power, Benzinë Fuelsave, Benzinë V Power, Benzinë V Power 100 Racing.

Këto ditë, si rezultat i disa shkrimeve të disa portaleve të nxitur nga konkurrenca, e që kanë për qëllim zbehjen e imazhit të kompanisë sonë dhe brendit numër 1 në botë, ne ndjehemi të obliguar të reagojmë ndaj këtyre lajmeve të pa vërteta dhe t’i informojmë qytetarët dhe klientët tanë mbi cilësinë e produkteve tona Shell.

Kosova është me fat që e ka prezent brendin Shell dhe furnizon konsumatorët me derivatet më cilësore të pasuruara me molekulat e Shell dhe teknologjinë dynaflex, të cilat si rezultat janë zhvilluar me vite të tëra nga shkencëtarët inovativ të Shell – gjë që i bëjnë të veçanta të gjitha produktet.

T’ju njoftojmë edhe më afër me produktet Shell është e njëjtë si p.sh brendi Coca Cola e cila është formulë që vetëm ata e dinë dhe është e mbrojtur ndërkombëtarësh, por prodhohet gati në të gjitha shtetet me formulën e njëjtë si në Greqi, Bullgari, Hungari dhe të gjitha shtetet e Evropës.

Pra konsumatorë të dashur, edhe njëherë ju informojmë që Shell është brendi dhe prodhuesi numër 1 në botë ku e përpunon naftën në rafineritë e saj të teknologjisë të fundit në mbarë botën. Prodhimi bëhet me formulën e Shell dhe pastaj pasurohet në të gjitha shtetet ku janë prezent pikat shitëse zyrtare përmes teknologjisë inovative Dynaflex.

Ne si kompani ju informojmë se do të merren masa ligjore ndaj të gjithë atyre të cilët tentojnë të njollosin (keqpërdorin) emrin e brendit Shell”.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Agro Trade hap showroom-in e ri të pijeve - mysafirë special presidenti i Coca-Colas dhe ujit Tepelena

Agro Trade hap showroom-in e ri të pijeve - mysafirë special presidenti i Coca-Colas dhe ujit Tepelena

Elfije Boletini

"Holiday In Resort 2", Shëngjin - Investimi më i zgjuar që do të bëni

Edil Project
Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

Lansohet BrainHero: Platforma AI që zhvillon kreativitetin e fëmijëve

BrainHero.ai
Kompania Turistike Shpejtimi ofron nisje çdo ditë në drejtim të Shëngjinit dhe Velipojës

Kompania Turistike Shpejtimi ofron nisje çdo ditë në drejtim të Shëngjinit dhe Velipojës

Kompania Turistike Shpejtimi
Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Deri në 1 mijë euro për familje për të mbështetur instalimin e sistemit për energjinë e ripërtëritshme - hapet thirrja

Ekonomi
Zyra Kombëtare e Auditimit: Pesë ndërmarrje publike vazhdojnë të kenë mangësi në raportimin financiar

Zyra Kombëtare e Auditimit: Pesë ndërmarrje publike vazhdojnë të kenë mangësi në raportimin financiar

Ekonomi
Kalo në kategori