LAJMI I FUNDIT:

“Kosova t’ia ofrojë Serbisë korridorin për në Adriatik”: Blerim Reka jep sqarim rreth deklaratës së tij

“Kosova t’ia ofrojë Serbisë korridorin për në Adriatik”: Blerim Reka jep sqarim rreth deklaratës së tij

Ministri i Integrimeve Europiane në Qeverinë e Kosovës, Blerim Reka, ka dhënë një sqarim rreth një deklarate të tij, e cila edhe kishte provokuar reagime të shumta, sidomos nga opozita.

Siç ishte pretenduar më herët, Reka ka thënë se Kosova mund t’ia ofrojë Serbisë korridorin për në Adriatik në negociata, duke ia mundësuar futjen edhe në Shqipëri.

Dhe lidhur me këtë, Reka ka shkruar:


Të nderuar qytetarë,

Këto ditë pati kritika nga opozita në lidhje me një fjali timen në intervistën televizive në emisionin “Jeta në Kosovë”.

Ishte e nxjerrë nga konteksti dhe vetëm pjesa e dytë e përgjigjes në pyetjen: “A do t’i kërkohet Kosovës me marrëveshjen e Uashingtonit, t’i japim territor Serbisë”?

Pas përgjigjes sime se nuk mund të përgjigjem në pyetje hipotetike, por assesi askush nuk guxon të jap territor për ulësen në OKB, sepse integriteti territorial është i panegociueshëm; në insistimin e gazetares se çka ateherë mund të japim për atë ulëse në OKB, thashë ndoshta si ide eventuale qe t’i lejojmë Serbisë kalimin tranzit nëpër autostradën tonë për detin Adriatik.

Pra, diçka që edhe deri tash i është lejuar Serbisë dhe që është ngritur si ide edhe në kuadër të Procesit të Berlinit që nga viti 2014.

PDK: Reka bëri incident politik, të japë dorëheqje të menjëhershme
Lexo po ashtu PDK: Reka bëri incident politik, të japë dorëheqje të menjëhershme

Kjo është e tëra, as nuk është vendim, as qëndrim i qeverisë, por një mendim i imi personal dhënë në pyetjen konkrete për një çështje konkrete. Asgjë më tepër.

Natyrisht, unë mbroj qëndrimin e kryeministrit Kurti për reciprocitet me Serbinë si parim i marrëdhënieve dhe marrëveshjeve tona të ardhshme. Gjithçka tjetër vjen në shprehje vetëm më vonë, vetëm më pas.

Më duket e pandershme qe ata të cilët nuk e kërkuan dorëheqjen e Presidentit aktual teksa negocionte zgjidhje territoriale me shkëmbime sekrete, të kërkojnë tash dorëheqjen time. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Lajme
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Lajme
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Shëndetësi
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Sociale
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme

"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar

Lajme
Kalo në kategori