Kryeministri Boris Johnson mund të jetë gati të shkojë pas “të pasurve të fuqishëm” të Britanisë së Madhe. Nuk bëhet fjalë për një sulm në shkallë të plotë të pasurisë, por tek taksat e vendit ku një shumicë e mirë vjen kryesisht nga të pasurit. Ndaj qeveria që ka nevojë për çdo qindarkë për të financuar gropën e madhe të shpenzimeve që la pas BBREXIT-i, duket se do t’i vë në në shënjestër të pasurit.
Aktualisht Britania e Madhe aplikon më shumë se 1,100 lehtësime monetare që kushtojnë më shumë se 517 miliardë dollarë në vit, ekuivalent i gjysmës së të gjitha shpenzimeve të qeverisë. Por programet janë ose jetike për inkurajimin e investimeve, si përparësi për qeverinë që përpiqet të rrisë produktivitetin, ose të njohura në mesin e mbështetësve tradicionalë të Partisë Konservatore të Johnsonit.
Programet si nxitja për ndërmarrjen, nga ana tjetër, janë shumë të vogla për të bërë ndryshime.
Kështu për shembull, kontributet e punëdhënësve dhe lehtësimet nga taksat e pensioneve kushtojnë mbi 40 miliardë stërlina në vit, si të ardhura të humbura, ekuivalent i gjithë buxhetit të shkollave britanike. Sipas Institutit të Studimeve Fiskale, nga ana tjetër, kufizimi i lehtësimit ndaj normës bazë të taksës 20 për qind do të gjeneronte 11 miliardë stërlina.
Ndaj tani, nëse kryeministri britanik del me idenë se lehtësirat fiskale nuk duhet të jenë kaq të gjera dhe dorëlëshuara, ai do të godiste njerëzit që fitonin më shumë se 50 mijë stërlina në vit, për të cilët Johnson premtoi ulje të taksave gjatë fushatës së tij të vitit të kaluar. Qeveritë e njëpasnjëshme kanë përmirësuar ndërhyrjen dhe lehtësimin e taksave të pensioneve nga frika e zemërimit të klasës së mesme dhe duket se e gjitha kjo, për Britaninë e Madhe pas BREXIT-it është më bujare se sa duhet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇmimet e larta të produkteve - sërish bojkotohen dyqanet në Kroaci dhe Bosnje
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?