LAJMI I FUNDIT:

Pesë trende të veshjeve minimaliste që duhet të provoni këtë sezon

Pesë trende të veshjeve minimaliste që duhet të provoni këtë sezon

Në kohën kur blerja e veshjeve është një investim i rëndësishëm, stili minimalist i të veshurit është stili më tërheqës, duke pasur parasysh që veshjet bazike që ai propozon janë një fillim i mirë për të kombinuar bukur veshjet që aktualisht keni në gardërobë

Të përkthyera në silueta elegante, neutrale dhe të tilla që mund të kombinojnë me çdo aksesor, minimalistët modernë duhet të kenë parasysh 5 trendet që do dominojnë stilin e tyre këtë pranverë, nga kostumet e trikotuara dhe bazike tek zinxhirët me hallka të mëdha.


1. Kostumet e trikotuara

Ka ardhur momenti që një veshje e gjitha në kashmir të konsiderohet moderne e krahas stilit që ka, ajo propozon gjithashtu një stil të rehatshëm dhe përmbush të gjitha kriteret për t’u shpallur “top trendi” i pranverës.

Kostumet me funde të gjata, apo ato me pantallona të gjera, për më tepër kur vijnë me ngjyra neutrale janë një zgjedhje fantastike për ata që duan të vishen pak e saktë!

2. Çantat e mëdha

Një nga tendencat e aksesorëve që u propozua më së shumti nga koleksionet e reja të markave të famshme ishte çanta e madhe, pa strukturë dhe me forma të buta.

Përveç faktit që këto çanta janë praktike dhe brenda tyre mund të mbani shumë sende, ato janë propozimi i duhur për t’u dukur në modë edhe në fundjavat pa impenjim të veçantë.

3. Kostumet serioze me pantallona deri tek gjuri

Kjo prerje nuk është e huaj për stilin minimalist, por këtë pranverë kostumi mund të jetë një ide e mirë edhe në kohën kur temperaturat janë më të larta se zakonisht.

Sido që t’i quani ato, pantallonat “bermuda”, pantallonat deri tek gjuri apo kilota, ky stil shkon shumë me xhaketat e holla pranverore. Gjithashtu, këtë tip kostumi mund ta vishni me çizme të gjata, kambale, apo qoftë edhe me sandale elegante.

4. Jakat asimetrike

Të prera “ndryshe” për të sjellë një pamje perfeksioni, këtë pranverë përgatituni që bluzat tuaja të kenë jaka të çuditshme dhe sigurisht përgatituni që dekolteja juaj të jetë e ekspozuar në forma të reja e plot fantazi!

5. Zinxhirët me hallka të mëdha

E pamë këtë aksesor të përdorur nga ndjekësit e modës që në shtator, përpara se muaji i modës të niste zyrtarisht dhe që atëherë është kthyer në një tendecë të pashmangshme për sezonin e ri.

Bottega Veneta, Paco Rabanne dhe Laura Lombardi e adoptuan shumë shpejt këtë aksesor dhe e përshtatën më së miri me stilin minimalist të të veshurit.