Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka autorizuar zyrtarët e projektit ransparenca dhe neutralitetit i mostrave të qumështit nga Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës (ShPQK) që të kryejnë marrjen e mostrave në fermat prodhuese të qumështit për monitorimin e mbetjeve në detektimin preparateve mjekësore veterinare, substancave të ndaluara dhe kontaminatëve mjedisor.
AUK thotë se sipas planit është paraparë që vetëm nga ky bashkëpunim të merren 307 mostra të qumështit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, gjë që konsiderohet një kontribut i rëndësishëm nga ana e zyrtarëve të projektit, për mbrojtjen e shëndetit publik përmes sigurisë së ushqimit.
“Bashkëpunimi mes AUV-së dhe ShPQK-së në implementimin e planit të mbetjeve, është rrjedhojë e aktiviteteve të përbashkëta në vazhdimësi të zbatimit të punës për monitorimin e cilësisë të qumështit në Kosovë. Gjatë këtij takimi, Festim Rexhepi ng a drejtoria e Shëndetit Publik dhe Kujtim Uka nga laboratori i ushqimit dhe veterinarisë para të pranishmëve prezantuan në mënyrë të detajuar qëllimin, objektivat, rezultatet e pritshme, grupet dhe nëngrupet e substancave që do të kërkohen si dhe lokacionet e mostrimit. Po ashtu u demostrua edhe procedura e mostrimit dhe me këtë rast u bë edhe shpërndarja e materialeve të nevojshme për mostrimin. Koordinatori i projektit Milazim Makolli prezantoi në mënyrë të përmbledhur aktivitetet e realizuara dhe ato në vazhdimësi, të cilat siç theksoi kanë arritur suksese të mëdha në drejtim të përmirësimit të cilësisë së qumështit të freskët nga ana e prodhuesve vendor”, thuhet në njoftim.
Makolli shprehu edhe një herë gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me AUV dhe u zotua se detyrat e përcaktuara do të zbatohen me përpikmëri nga zyrtarët e tij, me mundësi që në të ardhmen të zgjerohet akoma më tej bashkëpunimi me projektet e reja në fushën përkatëse por jo vetëm. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
A po e sjell Shkëlqim Devolli gjigantin McDonald’s në rajon?
CEFTA dhe Instrumentet e Tregut të Përbashkët Rajonal për integrimin e përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm të BE-së
Shkenca e të Dhënave – Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Kompania kosovare që mobiloi resorte botërore
Matematikë e thjeshtë, Nissan X-Trail i ri “00” - Auto Mita
A don me mësu qysh me editu video?
A po e sjell Shkëlqim Devolli gjigantin McDonald’s në rajon?
Vip Card e Petrol Company, kartela më e kërkuar e besnikërisë
Zhbllokohet Trepça
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë