Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se SHBA-ja nuk do të rreshtohet asnjëherë në anën e Serbisë, kundër Kosovës.
Ai ka thënë se nuk do të lejohet ftohje e raporteve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së. Deklarimet e tilla, ka thënë se janë vetëm retorikë e opozitës.
“ShBA-ja e do një partner serioz në Kosovë. Asnjëherë nuk do të lejojmë ftohje ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së. Kjo as që ka ndodhu, sepse me SHBA-në na lidhin gjëra të tjera jo vetëm taksa. Tek e fundit SHBA-të nuk do të rreshtohen në anën e Serbisë, kundër Kosovës. Këto janë retorikë e opozitës”, ka thënë Selimi, për Ekonomia Online.
Selimi ka folur për taksën 100 % ndaj produkteve serbe e boshnjake, për veprimet e presidentit Hashim Thaçi, Gjykatën Speciale dhe shkarkimin e ambasadorëve, nga ana e ministrit të Jashtëm, Glauk Konjufca.
Selimi ka thënë se veprimet e presidentit Thaçi janë të papranueshme. Ai tha presidenti Thaçi është më i interesuar që të flasë me një zë me presidentin serb Vuçiq, sesa me kryeministrin Kurti.
“Është e papranueshme sjellja e presidentit kundrejt institucioneve dhe kushtetutës. Ai është i interesuar vetëm në raportet me Vuçiqin. Këtë mosdakordim e ka zgjedhur presidenti kundrejt kryeministrit”, theksoi Selimi.
Ndërkohë ai tha se kryeministri Kurti e ka mbështetjen e plotë të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, sa i përket zëvendësimit të taksës me masë reciprocitetit.
“Si grup parlamentar do të mbështesin qeverinë Kurti në heqjen e pjesërishme të taksës 100 për qind, e cila pritet të hyjë në fuqi deri me 15 mars”, tha ai.
Ndonëse LDK-ja edhe gjatë hartimit të planit qeverisës është dakorduar, që masa e taksës të zëvendësohet me reciprocitet, Selimi nuk e përjashton mundësinë që LDK-ja të krijojë mospajtime.
Kurse, duke folur për ambasadorët e shkarkuar konkretisht për Vlora Çitakun ai ka thënë se ka pasur veprime skandaloze. Sipas Selimit, ish-ambasadorja është shkarkuar për arsye ligjore.
Ai po shtuar foli edhe për ftesën që ka marrë nga Gjykata Speciale për tu paraqitur në cilësinë e dëshmitarit.
“Si rrjedhojë e votimit të Gjykatës Speciale, kemi thirrje të shumë njerëzve për tu intervistuar si dëshmitarë dhe njëri nga ta jam edhe unë. Krejt çka mund të bëjmë është të përballemi me atë çka është vendosur në vitin 2015″, shtoi Selimi.
Ai ka vlerësuar gjithashtu se Kosova ka nevojë për më shumë kapacitete në fushën e mbrojtjes.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Numërimi i votave nga diaspora, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur

Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Ndërron jetë i mbijetuari i Masakrës së Abrisë, Bashkim Deliu

Rama flet disa gjuhë të huaja me ndihmën e AI në një video promovuse për turizmin në Shqipëri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës