Dieta më e shkurtër në botë arrin nga Dubai dhe premton çudira: Prolon dieta zgjat vetëm pesë ditë
Kjo dietë e re quhet “Prolon” dhe zgjat vetëm pesë ditë
Shpikësi i saj është dr. Joseph Anton, i cili thotë që “përshpejton metabolizmin, ndihmon në detoksikimin dhe i eliminon yndyrat në trup, madje edhe shëron diabetin e tipit 2”, transmeton Telegrafi.
Zakonisht dietat funksionojnë në atë mënyrë që njerëzve u rekomandohet të marrin një numër të vogël kalorish. Mirëpo, nëse ushqeheni ashtu një kohë të gjatë, mund të shkaktoni probleme shëndetësore.
Prandaj është shpikur kjo dietë e cila zgjat vetëm pesë ditë dhe imiton agjërimin, ndërkaq agjërimi, siç e dimë, shkakton autofagji, përkatësisht pastrim të qelizave.
Kjo dietë është e krijuar në atë mënyrë që trupi merr një sasi të caktuar makro dhe mikronutrienësh, mirëpo jo mjaftueshëm që trupi atë ta hetojë në nivel qelizor. Kështu arrijmë ta mashtrojmë turpin që po agjërojmë, – thotë dr. Antoni.
Ai planifikon që në shitje së shpejti të nxjerrë një set Prolon dietash, i cili përbëhet nga makro-nutrienët e yndyrave të shëndetshme, fibrave dhe karbohidrateve, ndërkaq vetë rrjedha e dietës do të duket kështu:
Dita e parë: Marrja e 1.100 kalorive të cilat janë të ndara në tri racione të vogla në mënyrë që trupi të kalohet në gjendje agjërimi.
Dita e dytë: Trupi kalon në regjim të djegies së yndyrave, shfrytëzon rezervat e depozituara të yndyrave dhe fillon me pastrimin e qelizave.
Dita e tretë: Trupi kalon në gjendje ketoze.
Dita e katërt: Fillon përtëritja e qelizave.
Dita e pestë: Është gati përtëritja e qelizave.
Dr. Antoni thekson që kjo dietë ka kaluar nëpër 24 testime klinike, si dhe në testime në minj te të cilët është eliminuar rezistenca e insulinës dhe është stopuar diabeti.
– Ende po i presim rezultatet e testimit në njerëz i cili ka filluar në vitin 2017, përfundon shpikësi i saj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City