LAJMI I FUNDIT:

Vitia dhe ambasadori zviceran flasin për projektet e bashkëpunimit në shëndetësi

Vitia dhe ambasadori zviceran flasin për projektet e bashkëpunimit në shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Arben Vitia priti sot në takim Ambasadorin e Konfederatës së Zvicrës, Jean-Hubert Lebet, të shoqëruar nga zëvendësdrejtori i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim, Bernhard Soland.

Në takim u diskutua për mbështetjen e mëtejme të Konfederatës Zvicerane për sistemin shëndetësor të Kosovës, me theks të posaçëm të arriturat dhe sfidat e projektit zviceran për kujdesin shëndetësor të qasshëm, për të ngritur cilësinë e shërbimeve dhe fuqizimin e Kujdesit Parësor Shëndetësor.

Ministri Vitia shprehu falënderimin e sinqertë për kontributin e madh të Qeverisë dhe popullit zviceran në përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së kujdesit shëndetësor në Kosovë dhe ritheksoi përkushtimin e Qeverisë së re të Kosovës që shëndetësinë e sheh si prioritet dhe veçanërisht Ministrisë që udhëheqë që fuqizimin e Kujdesit Parësor Shëndetësor e trajton si prioritet të reformimit të mëtejmë të sistemit shëndetësor.


Në fund ishte pajtueshmëri e plotë që projekti në fjalë, sikur edhe të gjitha projektet tjera në shëndetësi, duhet dhe do të jenë në përputhje me prioritetet e programit qeveritar për shëndetësi dhe ta ndihmojnë realizimin e tij, duke ndjekur dhe ushqyer prioritetet e dakorduara.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Lajme
Kalo në kategori