LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi ishte parashikuar në vitin 1981? Lexuesit ndajnë pjesë nga romani i cili i referohet infeksionit vdekjeprurës të quajtur “Wuhan-400”!

Coronavirusi ishte parashikuar në vitin 1981? Lexuesit ndajnë pjesë nga romani i cili i referohet infeksionit vdekjeprurës të quajtur “Wuhan-400”!

Një teori e përhapur gjerësisht në mediat sociale pretendon se autori amerikan Dean Koontz parashikoi shpërthimin e coronavirusit 2019-2020 që në vitin 1981.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, postimet që përmbajnë librin “The Eyes of Darkness” (Sytë e errësirës) dhe një faqe në të cilën Koontz kinse përshkruan coronavirusin janë shpërndarë me të madhe.

Shumica e pretendimeve që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë kopertinen dhe një faqe në libër ku përmendet një virus i quajtur “Wuhan-400”.


Fotografia e qarkulluar gjerësisht në faqen e librit të Koontz përfshin disa lexime të theksuara të teksteve: “Ata e quajnë atë gjë ‘Wuhan-400’, sepse ajo u zhvillua në laboratorët e tyre në RDNA, jashtë qytetit të Wuhan,…”.

Disa pretendime që qarkullojnë gjithashtu përmbajnë një faqe shtesë që përmend vitin 2020 dhe shpërthimin e një “sëmundje të rëndë si pneumonia”.

Dean Koontz shkroi “The Eyes Of Darkness” në vitin 1981, duke përshkruar virusin ‘Wuhan-400’

Por kjo është pjesërisht e rreme.

Megjithatë, po sipas Reuters, është e vërtetë që Koontz shkruajti për një virus imagjinar në romanin e tij dhe se emri i tij “Wuhan-400”.

Në romanin e tij, Koontz e përshkroi “Wuhan-400” si “arma më e rrezikshme e Kinës: arma e re biologjike në një dekadë”. Ai gjithashtu shkroi se ishte zhvilluar nga laboratorë jashtë qytetit të Wuhan.

Gjithsesi, nuk ka asnjë provë që coronavirusi i ri është krijuar në një laborator.

Përdoruesi i Twitter Nick Hinton nxiti një “tërbim” në Twitter duke postuar fragmentin e mësipërm

Virusi besohet të ketë origjinën në fund të vitit të kaluar në një treg ushqimesh në Wuhan.

Ekspertët e shëndetit mendojnë se mund të ketë origjinën nga lakuriqët dhe më pas të kalojë te njerëzit, ndoshta përmes një specieje tjetër.

Veç këtyre, Reuters shkruan se shikoi referencat e mëtutjeshme të “Wuhan-400” në librin e Koontz.

Sipas të njëjtit medium, simptomat dhe sjellja e “Wuhan-400” të Koontz janë shumë të ndryshme me COVID-19.

Në roman, virusi ka një periudhë inkubacioni “vetëm katër orë”. Periudha e inkubacionit të COVID-19 është midis 1-14 ditësh.

Koontz gjithashtu përshkruan “Wuhan-400” si një sëmundje me një “normë vrasjeje” prej 100%.

“Pasi të infektohet, askush nuk jeton më shumë se njëzet e katër orë. Shumica vdesin në dymbëdhjetë orë”, shkruan ai.

Ndërsa shkalla e vdekjes së COVID-19 është larg nga kjo, sipas OBSH-së, shkalla e fatalitetit është midis 2% dhe 4% në Wuhan dhe 0.7% jashtë Wuhan.

Dhe për fund Reuters ka sjellë një gjykim rreth këtyre pretendimeve: “Pjesërisht e rremë: Dean Kootz shkroi për një virus imagjinar të quajtur “Wuhan-400”, por përshkrimi i tij nuk ka asnjë lidhje me coronavirusin e ri”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Tufa e ujqërve rrethojnë çiftin kanadez brenda shtëpizës së tyre

Tufa e ujqërve rrethojnë çiftin kanadez brenda shtëpizës së tyre

Interesante
Fenomeni jashtëzakonisht i rrallë në Filipine, bën që qielli të ndahet në dritë dhe errësirë

Fenomeni jashtëzakonisht i rrallë në Filipine, bën që qielli të ndahet në dritë dhe errësirë

Interesante
Çifti britanik që drejton një pab, dyshojnë se Facebook ka fshirë faqen e tyre për shkak të emrit të lokalit

Çifti britanik që drejton një pab, dyshojnë se Facebook ka fshirë faqen e tyre për shkak të emrit të lokalit

Interesante
Iluzioni i çuditshëm optik zbulon atë që njerëzit vërejnë fillimisht tek ju

Iluzioni i çuditshëm optik zbulon atë që njerëzit vërejnë fillimisht tek ju

Interesante
Amerikani fiton lotarinë ‘gërvisht dhe fito’ dy muaj pas djalit të tij

Amerikani fiton lotarinë ‘gërvisht dhe fito’ dy muaj pas djalit të tij

Fun
Tradite bizare në Kolumbi: Të rinjtë bëjnë seks me gomarin (Video)

Tradite bizare në Kolumbi: Të rinjtë bëjnë seks me gomarin (Video)

Kalo në kategori