LAJMI I FUNDIT:

“Lufthansa” do të ndalojë fluturimet e 150 aeroplanëve të kompanisë – shkaku i coronavirusit

“Lufthansa” do të ndalojë fluturimet e 150 aeroplanëve të kompanisë – shkaku i coronavirusit

Gjigandi i linjës ajrore gjermane “Lufthansa” ka bërë të ditur se do të pezullojë nga fluturimet 150 nga më shumë se 750 aeroplanët e kompanisë në të gjithë botën – shkaku i coronavirusit.

“25 avionë me një distancë të gjatë dhe 125 avionë me distanca të shkurtra dhe të mesme” nuk do të fluturojnë më, ka thënë një zëdhënës i grupit gjithashtu duke përfshirë transportuesit Eurowings, përcjell Telegrafi.

Sipas mediave të huaja, aksionet në Lufthansa janë zhytur ditët e fundit pasi ndikimi i mundshëm i COVID-19 në sektorin e aviacionit në veçanti është bërë më i qartë.


Të hënën, Lufthansa tha se do të zvogëlojë planin e saj të fluturimit me 25 për qind, veçanërisht në rrugët e transportit të shkurtër dhe të mesëm, përfshirë në zonat e goditura me virusin e Italisë, por edhe brenda Gjermanisë.

Grupi ka pezulluar fluturimet për në pikat e tjera të prekura nga virusi, përfshirë Kinë dhe Iranin, deri në fund të prillit.

Lufthansa gjithashtu ka pezulluar blerjet e reja, si pjesë e masave të saj për të zvogëluar ndikimin e virusit tek biznesi, për të cilën gjë të hënën nuk ishte “ende e mundur për të vlerësuar”.

Ndryshe, Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil ka thënë se shpërthimi i virusit mund të nënkuptojë një rënie prej 4-5 miliardë dollarësh në të ardhurat në të gjithë kompanitë ajrore. /Telegrafi/