LAJMI I FUNDIT:

Për dhjetë orë mbajti peng 70 persona, pastaj mbajti një konferencë për media – detajet e një ngjarje të rrallë në Filipine

Për dhjetë orë mbajti peng 70 persona, pastaj mbajti një konferencë për media – detajet e një ngjarje të rrallë në Filipine

Një ish-roje i pakënaqur i sigurisë ka mbajtur peng dhjetëra njerëz të hënën, në një qendër tregtare në Filipine.

Dhe më pas, për çudi të të gjithëve, ai kishte vendosur të mbante një konferencë me gazetarë, për tu treguar atyre se pse e kishte bërë një gjë të tillë.


Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Archie Paray, 31 vjeç, që u pushua së fundmi nga V-Mall në San Juan City në Metro Manila pasi nuk arriti të paraqitet për punë me kohë.

Siç thuhet më tej, të hënën, ai hyri në vendin e tij të mëparshëm të punës, qëlloi një roje tjetër të sigurisë dhe më pas mori si 70 vetë peng.

Për pasojë, qendra u evakuua dhe policët mbërritën menjëherë.

Situata u mor seriozisht dhe autoritetet donin të shmangnin përsëritjen e disa sulmeve të tjera vdekjeprurëse në Filipine vitet e fundit.

Për 10 orë, Paray komunikoi me autoritetet dhe mediat. Ai tregoi pengjet dhe një granatë, përmes një thirrje video.

Megjithatë, policia nuk ka konfirmuar nëse ai kishte një granatë të vërtetë.

Deri në mbrëmje, të gjithë pengjet u lanë të palënduar.

Por ajo që ishte e pazakontë ishte që pas lëshimit të pengjeve Parayt iu dha një shans – 20 minuta – për të shprehur shqetësimet e tij për mediat.

Ai mori pyetjet e gazetarëve dhe akuzoi sigurimin e qendrës se ishte korruptiv. Ai më pas u kap nga policia dhe u mor në arrest. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Vulin: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Serbia
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Dy udhëheqësit mbikëqyrin stërvitjet ushtarake përgjatë kufirit Poloni-Lituani – në ‘zonën strategjike’ në rast të një përplasjeje midis Rusisë dhe NATO-s

Dy udhëheqësit mbikëqyrin stërvitjet ushtarake përgjatë kufirit Poloni-Lituani – në ‘zonën strategjike’ në rast të një përplasjeje midis Rusisë dhe NATO-s

Botë
Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Kalo në kategori