LAJMI I FUNDIT:

Moda në protestë, Balenciaga metaforizon apokalipsin

Moda në protestë, Balenciaga metaforizon apokalipsin

Apokalipsi, si një metaforë që përshkruan kushtet në të cilat ndodhet planeti, duket të jetë kthyer në frymëzim edhe për krijuesit e modës

Marka e njohur Balenciaga, por edhe shumë të tjera pas saj, i kanë vendosur sfilatat e tyre në javën e modës në Paris në skenografi të errëta, përshtatur me veshje të dizenjuara, në mënyrë të tillë që brenda tyre të fshihen format dhe karakteret.

Sy të grimuar me të zezë, silueta shumë të holla dhe një zbrazëti që përshkon shfaqjen janë “përgjigjet” që dizajnerët kanë dhënë nëpërmjet modës për mosrespektimin e planetit.


Sezoni vjeshtë-dimër 2020 është konceptuar si protestë duke sjellë në pasarelë në mënyrë figurative rrezikun e pashmangshëm të ndryshimeve klimaterike, në një sfilatë unike të përshkruar si “paradë nënujore”.

Në një shfaqje mode pa “front row”, të konceptuar zhytur nën ujë, të ftuarit ishin vendosur në rreshtin e tretë të karrigeve.

E zeza, protagonistja e të gjithë koleksionit! E zeza, sepse ajo është ngjyra e minimalizmit, e klasicizmit dhe është ngjyra që nuk del kurrë nga moda.

Gjithashtu, Demna Gvasalia, ka pranuar se ky koleksion është një paradë priftërinjsh dhe priftëreshash të veshur me veshje të gjera e të gjata në ngjyrë të zezë, një “eksperiencë” fetare e frymëzuar nga kisha katolike e Spanjës, që është edhe feja e Christobal Balenciagës.

Veshjet fetare janë gjithçka rreth fshehjes së trupit – ekspozimi i trupit dhe seksi janë tabu. Nga ana tjetër, modelët kishin të vendosura lente të kuqe apo të zeza, të cilat “argumentonin” protestën në një formë origjinale.

Çfarë ra në sy në këtë koleksion? Xhaketat “oversize”, kostumet gjysmë sportive dhe uniformat e lojërave të sportit.

Në trend Femra

Më shumë
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Moda
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Moda
Sa shpesh dhe sa shumë ushqim duhet t'i japësh fëmijës nën moshën pesë vjeç. Çfarë prindërit duhet të dinë

Sa shpesh dhe sa shumë ushqim duhet t'i japësh fëmijës nën moshën pesë vjeç. Çfarë prindërit duhet të dinë

Këshilla për prindër
Nicole Kidman aplikoi një truk që i bën kombinimet monotone të dimrit kaq mbresëlënëse

Nicole Kidman aplikoi një truk që i bën kombinimet monotone të dimrit kaq mbresëlënëse

Moda
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Femra
Kalo në kategori