Angellovska: Buxheti ka kapacitet për çfarëdo lloj goditjesh me coronavirusin
“Është herët të flitet me numra për dëmet financiare për shkak të coronavirusit, situata po ndiqet me kujdes, ndërsa buxheti shtetëror është në kondicion të mirë në dy muajt e parë dhe kemi kapacitet në çdo moment të përballemi me çfarëdo lloj goditjesh”.
Këtë e tha sot ministrja e Financave, Nina Angellovska, duke shtuar se reagim fillestar, pati në tregun e kapitalit, ndërsa tani për tani janë të mundshme pasoja eventuale në veprimtarinë e transportit dhe atë turistike për shkak të aranzhmaneve të anuluara, si dhe industrinë e lëkurës që bashkëpunon me rajonin e Italisë veriore.
“Asgjë nuk mund të presim, megjithatë ndjekim dhe duhet të jemi vigjilentë dhe të intervenojmë apo parandalojmë kudo qoftë, ndjekim dhe e kemi kapacitetin, për atë po diskutohet edhe në kuadër të Qeverisë, megjithatë, konsideroj se lidhur me çfarëdo lloj analizash apo kualifikimesh, nuk do të ishte serioze të dalim menjëherë me disa numra”, deklaroi Angellovska, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencën për shtyp në Qeveri me rastin e fillimit të projektit për rrugë lokale.
Siç theksoi, reagimi i parë gjatë një gjendje të këtillë është çdoherë tek tregu i kapitalit, siç ishte rasti edhe tek ne me rënien e paradokohshme të Indeksit të Bursës së Maqedonisë, por përvoja tregon se vjen deri te stabilizimi.
“Atë që po shohim është se ja, ka aranzhmane të anuluara turistike, këtu ndikon shtyrja e caktuar e aranzhmaneve tek agjencitë turistike, tek veprimtaria e transportit. Ndonjë veprimtari tjetër në të cilën ndoshta eventualisht do të ndjehej edhe pse nuk flasim për krizë, flasim për analizë momentale, është industria e lëkurës e cila ka këmbim me Italinë. Do të thotë, në përgjithësi flasim për ndjekje vigjilente, siç tha edhe kryeministri, preventivë, gjithsesi edhe në korniza, para së gjithash, dhe më me rëndësi është shëndeti dhe shëndetësia, por gjithsesi edhe në kuadër të ekonomisë, sepse shëndeti ndikon edhe në ekonominë dhe anasjelltas, ekonomia ndikon në shëndetin”, tha Angellovska./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?