Shefi i Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi tha se kanë ardhur në këtë seancë me një qëndrim të qartë për taksën 100 për qind, por sipas tij opozita kanë mendime kontraverse nga njëra-tjetra.
Rexhepi tha se për opozitën, ka një pyetje, për shkak se ata nuk e kanë të qartë dhe nuk po e dinë se çka po kërkojnë nga Qeveria.
“Seancës së jashtëzakonshme do të duhej t’i paraprinte një projekt-rezolutë, nga ana e thirrësit të kësaj seance. Atë nuk e patëm rastin ta kemi bashkë me kërkesën për seancë të jashtëzakonshme, e që kam dronë se nuk do ta kemi as në përfundim të seancës. Duke marrë parasysh se subjektet opozitare nuk kanë paraqitur ndonjë qëndrim të përbashkët për taksën 100 për qind, dhe duke marrë parasysh që të gjithë kanë qëndrime kontraverse nga njëra tjetër”, u shpreh Rexhepi.
Shefi i Grupit parlamentar të LVV-së, tha se kërkojnë që të qartësohet se qëndrimin e cilit prej liderëve të partive opozitare do ta ndjekin, duke qenë se AAK-ja kërkon mbajtjen, ndërsa PDK-ja kërkonte heqjen e menjëhershme të taksës, raporton Telegrafi.
Selimi theksoi se është presidenti Hashim Thaçi, ai i cili po insiston që të hiqet taksa, derisa kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj po insiston që taksa të mbetet në fuqi.
“Pashmangshëm shtrohet pyetja se çka po kërkon opozita, mbajtjen apo heqjen e taksës 100 për qind për mallrat nga Serbia e Bosnja. Atyre ua shtrojmë një pyetje, pas së cilës shpresojmë të kemi një përgjigje. Qëndrimin e cilit prej liderëve do të keni sot? Qëndrimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, për mos-heqjen e taksës, apo atë të kryetarit të PDK-së, e sidomos presidentit të tyre, për heqjen e menjëhershme të taksës. Ne e kemi shumë të qartë dhe nuk kemi dilema, por nuk e dimë nëse opozita e ka të qartë, se çfarë po kërkon”, tha Selimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë ‘shteti Bektashi’ – Samarxhi zbulon detajet
Kurti: Shqiptarët u bënë shembull gjatë Holokaustit, duke strehuar dhe mbrojtur hebrenjtë
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet
Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama