LAJMI I FUNDIT:

​Aksion simbolik kundër diskriminimit të vajzave dhe grave

​Aksion simbolik kundër diskriminimit të vajzave dhe grave

Diskriminimit Zero”, ku u tha se kjo ditë shërben si fushatë që rikujton dinjitetin dhe vlerën e barabartë të çdo qenie njerëzore dhe i kërkon shtetit të mbrojnë ligjet diskriminuese si dhe praktikat e bazuara në orientimin seksual të dikujt, gjininë, përkatësinë etnike, ngjyrën e lëkurës etj.

Përmes këtij aksioni, kjo qendër e përbërë nga një numër i të rinjve synon të vetëdijësojnë qytetarët për format dhe shembujt e ndryshëm të diskriminimit që prekin jetën komuniteteve tjera.

Liridona Berisha nga qendra për këshillim, shërbime sociale dhe hulumtime, tha se ky aksion shërben si fushat vetëdijësuese në mënyrë që të ndalet diskriminimi ndaj të gjitha qenieve njerëzore dhe të konsiderohen të gjithë të barabartë.


Berisha theksoi se këtë vit këto ak sione po mbahen kundër diskriminimit ndaj vajzave dhe grave.

“Këtë vit qëllimi ose tema e “diskriminimit zero”, iu dedikohet grave dhe vajzave dhe shërben si fushatë vetëdijësuese për njerëzit që me ndalu diskriminimin ndaj këtyre grupeve të margjinalizuara të cilat janë nëpër të gjitha shtetet e botës, përndryshe në përgjithësi mundohemi në kuadër të këtyre ditëve të shënuara me avoku edhe për komunitetet e tjera të cilat janë pakicë….Aktiviteti i sotëm është zhvilluar me qëllim të ngritjes së vetëdijes kundër diskriminimit në të gjitha sferat e jetës edhe për çfarëdo arsye të ndryshme”, u shpreh Berisha për KP.

Njomza Berisha, zyrtare për komunikim dhe avokim, tha se me anë të këtij aktiviteti po mundohen të ngrisin vetëdijen kundër diskriminimit nda j grupeve të ndryshme.

Berisha theksoi se në këtë aksion po shfaqin diskriminimet me të cilat vajzat dhe grat përballen çdo ditë, në mënyrë që të vetëdijesohet masa.

“Po mundohemi të ngrisim vetëdijen në kuadër të kësaj dite dhe të ndalim ligje të cilat mund të jenë diskriminuese sidomos për komunitetet jo shumicë dhe sidomos ndaj vajzave dhe ndaj grave, mirëpo siç e dimë në Kosovë ligjet nuk është që nuk janë diskriminuese ose nuk i promovojnë të drejtat e njeriut, mirëpo nëse e shohim në praktik vërejmë që ka ngecje për shkak të mentalitetit, në bazë të këtij aktiviteti po mundohemi të ngrisim vetëdijen t’i shfaqemi llojet e diskriminimit që ne diskriminohemi çdo ditë”, u shpreh Berisha.

Në sheshin “Zahir Pajaziti,” është vendosur një trekëndësh shfaqën diskriminimet më të shpeshta që hasim në vendin tonë si e drejta në pronë, raca, gjinia, ngjyra, orientimi seksual e të tjera.