Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla në studion e Ilva Now në Euronews Albania shprehu bindjen se presidenti Ilir Meta me veprimet dhe retorikën politike dëshmon më së miri se nuk mund të jetë më president, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të jetë duke krijuar ndonjë parti tjetër.
“Një president në republikë që bën këto veprime, ka këtë retorikë politike, unë mendoj që nuk mund të qëndrojë më president në republikë, por del në fushën, në lëmin e partive politike. Se kthehet te partia e vet, se krijon parti tjetër, se bashkohet me Partinë Demokratike, është çështje që i takon zotit Meta, por në këndvështrimin e shtetarit, presidenti i republikës, me këtë retorikë politike, nuk mund të jetë më president i republikës”, tha Balla.
Duke iu referuar Kongresit të Socialistëve që nis nesër, z. Balla tha se në tri ditë do të diskutohen çështje të ndryshme, teksa veçoi atë që e cilësoi si një revolucion që është bërë i mundur në Shqipëri nga PS.
“Do të ndalemi së parë në atë që unë mendoj se është një revolucion që ka ndodhur në Shqipëri gjatë viteve të fundit, ku kemi një rritje eksponenciale të përfaqësimit për të shkuar drejt barazisë të përfaqësimit gjinor në Shqipëri. Jemi të renditur, për sa i përket përfaqësimit në qeverisje, të pestët në botë”, – tha ai.
Kreu i grupit të PS e vlerësoi si shumë të rëndësishëm këtë mandat të PS, teksa renditi një sërë reformash që siç tha nuk do të ishte e mundur t’i realizonin nëse do të ishin në koalicion.
“E fundit është paketa KÇK. Që të jemi të qartë, akti normativ ka hyrë në fuqi, pra po zbatohet. Kuvendi do ta votojë më 5 mars me një shumicë. Unë jam i sigurt që opozita parlamentare do ta mbështesë. Por nëse do kishim qenë në koalicion me LSI, LSI nuk do ta kishte mbështetur kurrë paketën KÇK, sepse shoh dhe tani që nuk janë dakord edhe pse domosdoshmëria që një lufte pakompromis kundër krimit të organizuar duke nisur nga asetet, nga pasuria e tyre ishte e domosdoshme dhe është një luftë që ka një garanci për sukses. E përmenda sepse ju e dini se PS në 2016 ishte e gatshme të prishte koalicionin me LSI nëse ata nuk do pranonin të miratonin reformën në drejtësi. Dhe e mbani mend mirë se si opozita e PD u betua për muaj me radhë në çadër se nuk do ta votonte vetingun”, u shpreh z. Balla.
Ai i cilësoi “ripërsëritje e një kënge të vjetër nga disa njerëz që kanë humbur koherencën në kohë” zërat e disa socialistëve të vjetër që kanë kërkuar riformatimin e PS si çështje për t’u diskutuar gjatë Kongresit.
I pyetur se pse Partia Socialiste është kundër ndryshimit të sistemit zgjedhor, z. Balla u shpreh se për PS sistemi nuk ka qenë kurrë problem për zgjedhjet në Shqipëri, por ka të bëjë me llogaritë politike të secilit krah apo tjetër.
“Në Shqipëri sistemi zgjedhor është i ri. Ka vetëm 10 vjet që po impelmentohet. Pra, në bazë të këtij sistemi është konfiguruar parlamenti i ri si vullnet i qytetarëve të lirë të këtij vendi, por megjithatë ne kurrë si PS nuk ia kemi mohuar të drejtën opozitës parlamentare për t’u ulur dhe për të diskutuar avantazhet dhe disavantazhet. Unë uroj që ky debat i brendshëm brenda opozitës për lidershipin e opozitës mes Ilir Metës dhe Lulzim Bashës apo tjetër, të mos afektojë aspak këtë frymë konsensusi që kemi instaluar pas 1 vit humbjeje kohë kot që lidhet me nevojën për të miratuar së bashku rregullat e lojës”, tha kreu i grupit të PS.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Numërimi i votave nga diaspora, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur

Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Ndërron jetë i mbijetuari i Masakrës së Abrisë, Bashkim Deliu

Rama flet disa gjuhë të huaja me ndihmën e AI në një video promovuse për turizmin në Shqipëri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës