LAJMI I FUNDIT:

Zekiri ia rikujton Bujar Osmanit koalicionin e vitit 2017: Në dëm të kujt ishte koalicioni LSDM-BDI

Zekiri ia rikujton Bujar Osmanit koalicionin e vitit 2017: Në dëm të kujt ishte koalicioni LSDM-BDI

Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri sonte në televizionin Telma theksoi se BDI s’ka të drejtë të flas me kë mund të bëjë koalicion BDI-ja, për shkak se LSDM-ja mbajti të zgjedhjet lokale bashkërisht me BDI.

“Ata që na akuzojnë se koalicioni me Besën është në dëm të shqiptarëve, mendoj për BDI-në dhe Bujar Osmanin, por ai të mos harrojë se në dëm të kujt ishte koalicioni gjatë zgjedhjeve lokale. Në dëm të kujt ishte koalicioni në zgjedhjet presidenciale. Do të thotë se po e pranojnë se kanë punuar kundër shqiptarëve që kanë shkuar me LSDM-në. Ç’do të thotë Bujar Osmani? Mendoni se njerëzit harrojnë? Sa i përket koalicionit gjatë zgjedhjeve lokale, të gjithë e dinë edhe në parti se unë isha kundër një koalicioni të tillë”, u shpreh Zekiri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Osmani: Koalicioni i Besës me LSDM-në është në dëm të shqiptarëve
Lexo po ashtu Osmani: Koalicioni i Besës me LSDM-në është në dëm të shqiptarëve

Zekiri shtoi se partia e tij ka mbajtur gjithë fushatën me BDI-në gjatë vitit 2017 në zgjedhjet lokale.


“U bë kompromis që të ndihmohet BDI, edhe pse unë mendoj se ishte në dëm të LSDM-së ndihma që ia dhamë atëherë. Tani ata dalin dhe thonë se parti tjetër shqiptare s’ka të drejtë të jetë në koalicion parazgjedhor me LSDM-në”, tha Zekiri./Telegrafi/