LAJMI I FUNDIT:

Produktet sanitare në Skoci do të jenë falas për të gjitha gratë

Produktet sanitare në Skoci do të jenë falas për të gjitha gratë
Tampon versus Pad

Parlamenti skocez miratoi të martën vendimin për t’i bërë produktet sanitare falas për të gjitha gratë, ku me këtë vendim do të jetë  vendi i parë në botë që e ka bërë një gjë të tillë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tamponat dhe pecetat higjienike do të jenë në dispozicion në vendet e caktuara publike, siç janë qendrat e komunitetit, klubet e të rinjve dhe barnatoret, ndërsa shuma që do t’i kushtojë buxhetit do të jetë 24.1 milionë funte.


Ky vendim kaloi fazën e parë me 112 vota pro, asnjë kundër dhe një abstenim, ndërsa tani kalon në fazën e dytë, ku anëtarët e parlamentit skocez mund të propozojnë ndryshime.

Gjatë debatit, propozuesja e projekt-ligjit Monica Lennon, ka thënë se miratimi i këtij vendimi tregon se parlamenti skocez vlerëson barazinë gjinore.

Në vitin 2018, Skocia u bë vendi i parë në botë që siguroi produkte sanitare falas në shkolla, kolegje dhe universitete.

Produktet sanitare në Mbretërinë e Bashkuar aktualisht paguajnë 5 përqind të taksave, ndërkaq qeveria e ish-kryeministrit David Cameron, dëshironte t’i jepte fund “taksës së tamponit”, por që duart i kishte të lidhura nga rregullat e Bashkimit Evropian, të cilat përcaktonin tarifa tatimore për disa produkte.

Qeveria që nga viti 2016 ka njoftuar se do të hiqte taksën për këto produkte, mirëpo kjo ende nuk është realizuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori