LAJMI I FUNDIT:

Mercedes po e teston në fshehtësi C-Class AMG të ri

Mercedes po e teston në fshehtësi C-Class AMG të ri

Por, është parë dukja që do ta ketë kjo veturë

Sapo i është bërë një freskim në dizajn, ndërsa Mercedes po e teston në fshehtësi një C-Class AMG të ri, që do të lansohet gjatë vitit që vjen, transmeton Telegrafi.

Versioni i fundit që u pa duke u testuar, kishte shtresa të mëdha kamuflazhi, megjithëse vërehej grilli i ri dhe disa përfundime të ndryshuara.


Reporterët që merren me veturat e reja, e kanë parë modelin e ri teksa testohej në një pjesë malore të mbuluar me borë, ndërsa është parë dukja që ngjante shumë me modelet AMG. Këtë e vërteton fakti, se nën shtresat e kamuflazhit, është grilli i gjerë nga AMG i njohur si Panamericana.

Megjithëse është parë dukja, nuk dihet kapaciteti që do të ketë kjo makinë dhe se a do të jetë e njëjtë me modelin aktual C-Class C 43 AMG që e ka motorin 3.0 litra që prodhon 385 kuaj fuqi. Ky model ndodhet në mes të versionit bazë C 300, si dhe tjetrit C 63 të linjës C-Class.

Brenda Mercedes C-Class AMG të ri, pritet të jetë edhe një motor elektrik, që ta bëjë një hibrid të lehtë dhe miqësor me ambientin. /Telegrafi/