Huawei ka bërë të ditur çmimin marramendës të Mate X, që nuk do t’i ketë aplikacionet e Google
Telefoni i ri i palosshëm nga Huawei, pritet të lansohet së shpejti, ndërsa është bërë i ditur çmimi marramendës se sa do të ketë.
Por, ky lajm nuk pritet t’i gëzojë shumë blerësit jashtë sepse vjen pa aplikacionet e Google, që kohëve të fundit janë shumë të kërkuara, transmeton Telegrafi.
Telefoni Huawei Mate X, kushton 2,499 euro, që është për 200 euro më shtrenjtë se paraardhësi, vetëm se është më i fuqishëm pasi ka memorie 8/512GB. Derisa, nuk dihet nëse do të ketë ndonjë version tjetër, apo do të jetë vetëm ky.
Pjesa e jashtme, është e njëjtë sikur modeli aktual, që ishte shumë funksional dhe praktik, me përmasa 8 ose 6.6 inç. Bateria me 4,500mAh si dhe rrjeti 5G, janë gjithashtu pjesë e sistemit.
Megjithatë, ka ndryshime, pasi procesori i telefonit të ri është përditësuar me të fundit Kirin 900, pjesa ku paloset është bërë shumë më elastike, derisa xhami është mbështjellë me një shtresë poliamidi që e bën më rezistuese ndaj gërvishtjeve.
Kamerat janë shtuar nga tre në katër, duke i mundësuar që sensori kryesor të fotografojë me 40 megapixel, sensori anësor me 16 dhe telephoto 8, derisa ka edhe një kamerë me 3D që bën fotografime më të thella. Selfie me Mate X, mund të bëhen vetëm pasi të jetë palosur telefoni.
Telefoni i ri Mate X do të lansohet muajin që vjen, derisa nuk është saktësuar se në cilat tregje do të shpërndahet së pari. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Microsoft më në fund po shton opsionin e ri të verifikimi për llogaritë
A mund t'i mbijetojnë bizneset ndalimit të TikTok-ut?
Google shton emoji audio në telefonata
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak