LAJMI I FUNDIT:

Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e zë brenda një kohe të shkurtët, Porsche Taycan tregon shpejtësinë maksimale që mund ta arrijë në autostradë

Shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e zë brenda një kohe të shkurtët, Porsche Taycan tregon shpejtësinë maksimale që mund ta arrijë në autostradë

Kjo shpejtësi, është më e lartë se që Porsche ka thënë se mund ta arrije modeli taycan

Deri më tani, Taycan është makina e parë e Porsche e cila mund të mbushet në tërësi me rrymë, ndërsa pritjet për të kanë qenë të mëdha, pasi duhet të bëhet edhe më shumë, që të jetë në hap me rivalët në treg, transmeton Telegrafi.

Por, është një makinë e shpejtë dhe mund të vozitet me po aq shkathtësi si edhe makinat tjera të fuqishme nga Porsche.


Tashmë dihet se shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e zë brenda një kohë të shkurtër, teksa me ta vozitur në autostradë, shihet edhe shpejtësia maksimale që mund ta arrijë.

Veturën me 750 kuaj fuqi, Autovision e ka vënë në funksion në një autostradë gjermane, ku është gjetur se në 100 kilometra në orë mund të arrijë për 2.7 sekonda, që është për një sekondë më shpejtë, se që ishte thënë më herët. Nga zero deri në 200 kilometra në orë, mund të arrijë për 9.7 sekonda.

Me të arritur në 269 kilometra në orë, shoferi i kësaj Porsche Taycan Turbo S, ka vozitur për një kohë mjaft të gjatë, pasi e arriti këtë shpejtësi maksimale. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Policia gjermane ndalon shoferin e skuterit elektrik që arrin shpejtësinë prej 80 kilometra në orë, fillojnë hetimet ndaj tij

Policia gjermane ndalon shoferin e skuterit elektrik që arrin shpejtësinë prej 80 kilometra në orë, fillojnë hetimet ndaj tij

Auto
A duhet ta kemi në veturë rrotën rezervë?

A duhet ta kemi në veturë rrotën rezervë?

Auto
Volkswagen do të duhet të mbijetojë disi deri në vitin 2026 pa modele të reja elektrike

Volkswagen do të duhet të mbijetojë disi deri në vitin 2026 pa modele të reja elektrike

Auto
Vetura e shtrenjtë Pagani Zonda pret pronarin e ri

Vetura e shtrenjtë Pagani Zonda pret pronarin e ri

Auto
Po rikthehet vetura legjendare

Po rikthehet vetura legjendare

Auto
A do të rriten çmimet e veturave pas 'kërcënimeve' tarifore të Trumpit?

A do të rriten çmimet e veturave pas 'kërcënimeve' tarifore të Trumpit?

Auto
Kalo në kategori