LAJMI I FUNDIT:

Lamtumirë Profesor!

Lamtumirë Profesor!
Safet Beqiri

Mbrëmë, në një nga klinikat gjermane, vdiq Profesor Doktor Safet Beqiri. Ishte ndoshta mjeku më i mirë që kombi kishte në të dy anët e kufirit, në fushën e sëmundjes së mushkërive… E jo vetëm! Shef klinike në Gjermani prej kohësh. Në fushën e arritjeve, në specialitet ishte kirurg i mushkërive, i atribuohet një nga operacionet më të rralla që në Ballkan ende nuk është bërë.

Për ata që nuk e njohin në profesion, e më shumë, mund të përmendja rastin e aktorit të njohur Ndriçim Xhepa, i cili shpëtoi falë ndërhyrjes së tij kirurgjikale. Po, Ndriçim Xhepa ishte vetëm njëri nga ata të cilët i detyrojnë jetën.

Në Spitalin Amerikan, ku e pashë për herë të fundit, kësaj radhe të sëmurë papritur vetë dhe në ditët e fundme të jetës, numërohen shumë raste kur ky njeri i madh dhe shpirtgjerë, kish’ bërë shumë operacione falas. E jo vetëm në këtë kohë kolere që po kalon kombi, kjo nuk është pak! Duke ardhur nga Gjermania, apo nga vendi i lindjes ku mund të shijonte pushimet në shtëpinë e tij, vetëm për këtë bamirësi ndaj njeriut pa i vënë re statusin shoqëror. I pasur, a i varfër, Profesori vinte me të njëjtin buzagaz.


E ndesha vetë bamirësinë e tij, para rreth tre vjetësh, ku pa më të voglën mëdyshje erdhi nga Kosova ku ishte me pushime për të parë tim atë të cilin ashtu si dhe mua as e njihte dhe as e kishte takuar ndonjëherë.

Po nuk ishte vetëm Spitali Amerikan ku ndërhyrjet e tij ishin falas. Shkonte kudo ku e thërrisnin dhe gjithçka e bënte falas. E, gjithnjë duke buzëqeshur. Drejtoresha e Spitalit Amerikan më thoshte se edhe së fundmi kur ishte këtu për t’i kaluar ditët e fundit (nuk donte të mundonte a shqetësonte njerëzinë e t’i shpinte deri në Gjermani), kërkonte të shihte sa më shumë skanerë të të sëmurëve. Të shpëtonte edhe një jetë. Më tha edhe për një rast që e kishte parë në Gjermani në televizionin tonë dhe donte urgjent t’ia shihte letrat. “Është i ri”, tha, “shumë i ri, për të vdekur”. E shikoja ashtu trupvogël, por energjik deri në infinit dhe gjithnjë me cigare në buzë. Ishte ndoshta një nga shkaqet që e dëmtoi atë vetë. “Një kurajo për t’u admiruar”, më thoshte një nga kolegët e tij. I gjendur vetë në kushtet e reanimacionit në një rrezik të tmerrshëm nga shpëtoi, por vetëm për pak ditë i kishte thënë doktorit koleg: “Nëse do të futem edhe njëherë në intubim, ke vetëm një lutje: Pas tre orësh të më heqësh oksigjenin…”

Profesori iku i qetë. Mori me vete atë që është realisht lëvdata më e madhe që mund t’i bëjnë njeriut në jetë. Ajo që kur kalon rrugës njerëzia të thonë: Po kalon një burrë i mirë!

Profesor Safeti meritonte më shumë se këtë lëvdatë. Me vdekjen e tij, mjekësia shqiptare humbi jo vetëm një nga korifenjtë e saj në fushën e mjekësisë, por edhe një nga burrat e mirë të saj! U prehsh në paqe!

Lamtumirë, burri i mirë, Profesor Safeti! /Konica/

Në trend

Më shumë
G Bani përlotet në emision: Jam penduar, preva në besë produksionin

G Bani përlotet në emision: Jam penduar, preva në besë produksionin

Magazina
Bebe Rexha duket thuajse e panjohur pa makijazh rrugëve të Beverly Hills, pak kohë pasi prishi kontratën e saj me shtëpinë diskografike Warner Records

Bebe Rexha duket thuajse e panjohur pa makijazh rrugëve të Beverly Hills, pak kohë pasi prishi kontratën e saj me shtëpinë diskografike Warner Records

Magazina
Egli zbulon hapur produksionin e BBVA: Kemi firmosur kontratë që të mos e përmendim emrin e ish-partneres së Gjestit, 20 mijë euro është dënimi

Egli zbulon hapur produksionin e BBVA: Kemi firmosur kontratë që të mos e përmendim emrin e ish-partneres së Gjestit, 20 mijë euro është dënimi

Magazina
Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare, kryetari i KQZ-së e njoftoi Osmanin se janë në pritje të raportit përfundimtar nga institucionet e sigurisë

Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare, kryetari i KQZ-së e njoftoi Osmanin se janë në pritje të raportit përfundimtar nga institucionet e sigurisë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
NASA e konfirmon, një asteroid po afrohet gjithnjë e më shumë drejt Tokës - shkencëtarët paralajmërojnë për dëmet që mund të shkaktojë

NASA e konfirmon, një asteroid po afrohet gjithnjë e më shumë drejt Tokës - shkencëtarët paralajmërojnë për dëmet që mund të shkaktojë

Botë
Kalo në kategori