LAJMI I FUNDIT:

Pasojat e tërmetit shkatërrues përgjatë vijës kufitare Turqi-Iran, pamjet e filmuara me dron tregojnë gjithçka

Pasojat e tërmetit shkatërrues përgjatë vijës kufitare Turqi-Iran, pamjet e filmuara me dron tregojnë gjithçka

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën nga tërmeti i fuqishëm që goditi të dielën Turqinë, ku në mesin e viktimave janë tre fëmijë.

Bëhet fjalë për një tërmet me fuqi prej 5.8 magnitudë që goditi përgjatë kufirit me Iranin kanë njoftuar autoritetet në Ankara, derisa në Iran janë raportuar se të paktën 25 persona janë lënduar, transmeton Telegrafi.


Ministri i Punëve të Brendshme i Turqisë, Suleyman Soilu, ka deklaruar se shumë qytetarë që kanë ngecur  të ngujuar nën rrënojat e shtëpive.

Ndërkaq zëdhënësi i ekipeve emergjente në Iran, Modztaba Haledi, ka thënë se 7 persona janë hospitalizuar dhe se janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

E sipas të dhënat të Institutit Gjeologjik të SHBA-ve, epiqendra e tërmetit ka qenë jo larg qytetit iranian Habashe Olia, dhjetëra kilometra jo larg kufirit me Turqinë.

Ndërkaq një tërmet tjetër sot ka goditur Turqinë por më fuqi më të vogël shkatërruese, e pasojat e tërmetit të djeshëm janë filmuar nga ajri me dron, ku shfaqen shtëpitë e shkatërruara dhe qytetarët që barten me barela nga ekipet emergjente pas plagëve që i kanë marrë nga dridhjet e fuqishme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim

Botë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas

Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas "sulmit me dronë ukrainas"

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Pamje të një tornadoje në Nebraska ndërsa moti i keq godet zonën

Pamje të një tornadoje në Nebraska ndërsa moti i keq godet zonën

Amerika
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Kalo në kategori