LAJMI I FUNDIT:

Java nis me mot pranveror, të enjten reshje shiu e bore

Java nis me mot pranveror, të enjten reshje shiu e bore

Java fillon me mot të butë, të martën temperaturat mbi 15C. Të enjten më ftohtë, me erëra, mundësi edhe për reshje bore.

Ditëve të para të javës së fundit të muajit shkurt, fusha të presionit të lartë do të dominojnë mbi rajon, ku në vendin tonë kushtëzojnë mot kryesisht me diell. Të hënën pasdite një front i dobët i ftohtë do të kaloj në lindje të rajonit, që mbi vendin tonë sjellë vranësira kalimtare.

Masa të ngrohta ajrore që po depërtojnë nga Mesdheu do të mbajnë temperaturat ndjeshëm mbi vlera mesatare, e ditën e martë temperaturat maksimale do arrijnë edhe mbi 15C. Ditën e mërkurë dhe të enjte një ciklon nga Atlantiku do të depërtojë mbi rajon, që do të sjellë kushte për reshje të dobëta shiu, e ditën e enjte me depërtimin e masave të ftohta ajrore priten edhe reshje aftashkurta bore. Për shkak të diferencave të mëdha barike, të enjten priten edhe erëra, të cilat në disa pjesë të Dukagjinit mund të arrijnë hove deri në 20m/s.


Cilësia e ajrit ditëve të ardhshme do të luhatet përreth vlerave mesatare, e kohëpaskohe do të kalojë edhe në vlera të pashëndetshme. Erërat që pritet të fryejnë nga mesi i javës pritet të sjellin përmirësime, ku vlerat do të zbresin edhe në të mira.

24.02 – Butë. Kryesisht me diell, e nga mesdita vranësira kalimtare.
25.02 – Butë, kryesisht me diell dhe vranësira të nivelit të lartë.
26.02 – Butë dhe me erë. Vranësira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.
27.02-28.02 – Të enjten më ftohtë, kryesisht me vranësira dhe erë. Paradite vende-vende reshje të dobëta shiu, e pasdite priten edhe reshje afatshkurta bore. Ditën e premte në mëngjes ftohtë, e gjatë ditës më butë, me vranësira dhe intervale me diell.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -2C deri në 3C, ndërsa maksimalet ditën e martë arrijnë deri në 16C, e ditën e enjte pritet të zbresin deri në 6C. Do të fryejë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme drejtimesh të ndryshme 3-13m/s, e ditën e enjte vende-vende me hove edhe deri në 20m/s.

Shtypja atmosferike deri të mërkurën gradualisht do të zbres thellë nën vlera normale.

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Çfarë fsheh aksidenti në Çubrel ku vdiqën tre persona? Ekspertët kërkojnë hetime të thella dhe përgjegjësi

Çfarë fsheh aksidenti në Çubrel ku vdiqën tre persona? Ekspertët kërkojnë hetime të thella dhe përgjegjësi

Lajme
I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...

I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...

Lajme
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Lajme
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

Lajme
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Kalo në kategori