Kriza e pasaportave nuk do të përfundoj në ditën që arrijnë 100 mijë ekzemplarët nga Gjermania. Lista e pritjes së mbi 20 mijë qytetarëve, do të jetë sfidë e re për t’i marrë këto dokumente të udhëtimit. Kjo listë edhe për një muaj pritet të rritet, përderisa rezervat janë kah fundi. Qytetarëve iu ka humbur durimi. Disa thonë se përveç rasteve me prioritet, kanë edhe dëme financiare.
“Po kemi krizë të pasaportave dhe kjo është e tepërt çfarë i bëhet qytetarëve. Eja këtu – shko atje, sjelli dokumentet të fotografohesh tash të mos ketë dokumente kurse kemi nevojë të udhëtojmë. Si të mos ketë krizë? Nuk mund të kryesh punë në një vend, e gjithë kjo nuk është në dobi të qytetarëve”.
“Nuk është në rregull të ju them sinqerisht, ja mua më skadon afati pasaportës në korrik, unë në qershor planifikoja të udhëtoj në Gjermani, por duhet të kem afat së paku tre muaj. Tash nuk di si t’ia bëj, si do të arrij të rregulloj pasaportën”.
Këto makineri në Sektorin e administratës së policisë kanë kapacitet për të përpunuar rreth 3 mijë ekzemplarë në ditë. Por është e pamundur që kaq pasaporta të shpërndahen në një ditë, pasi vetëm në Sektorin e Punëve të Brendshme në Shkup në një ditë të zakonshme mund të shpërndahen nga 700 pasaporta në ditë. Kapacitetet njerëzore të nëpunësve civil janë edhe më të ulëta nëpër qytetet e tjera. Por, Zv/ministri Nuhiu thotë se kjo mund të zgjidhet për disa ditë.
“Me qëllim që tu dalim në ndihmë qytetarëve që kanë kërkuar të pajisen me pasaporta ne do të angazhojmë tërë kapacitetin kadrovik që posedojmë në Ministrinë e Brendshme për aq sa na lejojnë edhe kapacitetet teknike. Unë mendoj se janë çështje ditësh pasi do të pranojmë porosinë e parë të pasaportave dhe sigurisht që kabineti im vlerëson se qytetarët, të cilët kanë qenë të hershëm për nga koha do të duhet të jenë edhe të parët”, deklaroi Agim Nuhiu, Zëvendësministër i Brendshëm.
Ndryshe nga Nuhiu, Ministri teknik Çulev thotë se do të duhet disa javë që të gjithë pasaportat t’iu jepen qytetarëve.
“Përderisa shkurtohet afati, apo mbetet 24 marsi ne tani më kemi hartuar planin strategjik. Do të punohet me turne të zgjatura, madje edhe të dielave. Kështu që mendoj se për një periudhë të shkurtët do të tejkalohet ai problem i pasaportave, mendoj për disa javë do të normalizohet situata”, tha Naqe Çulev, Ministër i Brendshëm Teknik.
Sipas marrëveshjes me kompaninë gjermane “Veridos” pritet që porosia prej 100 mijë ekzemplarëve të arrij më 24 mars. Për të normalizuar ngërçin e krijuar prej tre muajsh, nga Ministria e Brendshme thanë se shërbimet administrative do të punojnë me turne të zgjatura në shtatë ditë të javës./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Aksident në Lipjan, vdes një person dhe një tjetër lëndohet
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës