LAJMI I FUNDIT:

Tragjedia në Rramanli, Filipçe: Katër nga të lënduarit në gjendje të rëndë

Tragjedia në Rramanli, Filipçe: Katër nga të lënduarit në gjendje të rëndë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka deklaruar se katër nga të lënduarit në tragjedinë në Rramanli janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe në rrezik për jetën. Ai ka theksuar se në mëngjes janë shtruar në spital shtatë pacient.

“Janë pranuar gjithsej shtatë pacientë me djegie. Katër prej tyre kanë djegie të shkallës së lartë dhe janë në rrezik për jetën. Katër janë vendosur këtu në Qendrën Klinikën ndërsa tre në Spitalin e vjetër të qytetit. Nga katër të shtrirët këtu në Qendrën Klinike, dy ndodhen në Klinikën për Kirurgji plastike ata janë dy burra të moshës 60 vjeçare. Dhe dy gra të moshës 40 dhe 45 vjeçare në repartin e përkujdesjes intensive të Klinikës për anestezi dhe re animim”, ka deklaruar ministri Filipçe.

Ai ka shtuar se mes të lënduarve është edhe një grua shtatzënë dhe një fëmijë.


“Nga tre pacientët në Spitalin e vjetër të qytetit një grua e moshës 40 vjeçare është në pjesën e përkujdesjes intensive e vendosur në aparate për frymëmarrje artificiale, ka një grua më të re rreth moshës 20 vjeçare e cila është shtatzënë, në këtë moment i bëhen kontrolle nga ana e gjinekologut dhe një fëmijë që ka përqindje të vogël të djegies”, njoftuar ministri i shëndetësisë.

Filipçe tha se për momentin merren të gjitha masat e mjekimit intensiv. Ndërsa në spitalin e vjetër të qytetit ka filluar edhe intervenimi kirurgjik për përpunimin e plagëve të fëmijëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
Numërimi i votave nga diaspora, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur

Numërimi i votave nga diaspora, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur

Lajme
Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Ndërron jetë i mbijetuari i Masakrës së Abrisë, Bashkim Deliu

Ndërron jetë i mbijetuari i Masakrës së Abrisë, Bashkim Deliu

Lajme
Rama flet disa gjuhë të huaja me ndihmën e AI në një video promovuse për turizmin në Shqipëri

Rama flet disa gjuhë të huaja me ndihmën e AI në një video promovuse për turizmin në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori