LAJMI I FUNDIT:

Nuhiu konfirmon 3 viktimat, tre të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Nuhiu konfirmon 3 viktimat, tre të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore

Në fshatin Rramanli të Kumanovës ku mëngjesin e sotëm shpërtheu një bombole gazi dhe si pasojë mbetën të vdekur 3 fëmijë dhe 7 persona të plagosur ka mbërritur edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshëm, Agim Nuhiu.

Pasi u drejtoi ngushëllimet familjarëve Nuhiu bëri bilancin paraprak të ngjarjes ku dhe konfirmoi 3 viktimat e rastit, të gjithë të moshës së mitur dhe 7 të plagosur, ku për shkak të seriozitetit të plagëve janë dërguar drejt Spitalit të Shkupit për një trajtim më të mirë shëndetësor.

Detaje të reja nga incidenti në Kumanovë, tre fëmijë humbin jetën
Lexo po ashtu Detaje të reja nga incidenti në Kumanovë, tre fëmijë humbin jetën

“Rasti është shënuar rreth orës 10:00 të mëngjesit. Tragjedia ka ndodhur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi më pas ka shpërthyer edhe zjarri ku për pasojë kemi tre viktima dhe 7 të lënduar. Viktimat janë të moshës 8-11 vjeç. Të lënduarit janë transportuar në Shkup. Në vendin e ngjarjes janë ekipet e policisë po ashtu në terren janë ekspertët e Prokurorisë”, tha Nuhiu.


Tre nga shtatë të lënduarit janë në rrezik për jetë, informojnë për AIM-në nga Qendra Klinike “Shën Naum i Ohrit”.

“Sot rreth orës 11:20 në Qendrën Klinike, katër pacientë janë sjell të moshës prej 30 deri në 54 vjeç, të lënduar si pasojë e shpërthimi të bombolës së gazit. Pacientët kanë vuajtur nga dëmtimet e djegies së trupit të shkallës 3 dhe 4, dy prej të lënduarve janë shtruar në spital në njësinë e kujdesit intensiv dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa dy pacientë janë shtruar në spital në Klinikën e Kirurgjisë Plastike”, tha mjeku Ilir Hasani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori