LAJMI I FUNDIT:

Ishulli spanjoll u përfshi prej stuhive të pluhurit nga Sahara, dukshmëria e dobët detyroi anulimin e fluturimeve të aeroplanëve

Ishulli spanjoll u përfshi prej stuhive të pluhurit nga Sahara, dukshmëria e dobët detyroi anulimin e fluturimeve të aeroplanëve

Si pasojë e stuhive me re pluhuri nga Sahara, ishulli spanjoll Canary Island është mbuluar nga një shtresë e dendur me ngjyrë portokalli.

Për shkak të dukshmërisë së dobët, autoritetet e sigurisë detyruan që të anulohen fluturimet e aeroplanëve në Gran Canaria dhe Tenerife, transmeton Telegrafi.


Këto kushte të vështira, detyruan anulimin e 19 fluturimeve, derisa nuk bëhet e ditur s se sa udhëtarë e kanë pësuar nga kjo gjendje.

Shërbimi i meteorologjisë në Spanjë, ka bërë të ditur se do të fryjë erë me shpejtësi deri në 120 kilometra në orë, prej po të njëjtit drejtim, që pritet të sjellë edhe sasi tjera pluhuri.

Banorëve iu është kërkuar që të shmangin daljet e panevojshme, për të qëndruar brenda me dryer dhe dritare të mbyllura.

Gjendja e rënduar si pasojë e stuhisë, i ka dëmtuar bizneset që përfitojnë nga turistët evropian, që shkojnë në këtë ishull për të ikur nga moti i ftohtë dimëror. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Raportime

Raportime "kontradiktore" rreth asaj se çfarë ndodhi me helikopterin ku ndodhej presidenti iranian Ebrahim Raisi

Botë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Serbia
Më shumë se njëzet ekipe, përfshirë dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit

Më shumë se njëzet ekipe, përfshirë dronët dhe qentë - në kërkim të helikopterit "të rrëzuar" të presidentit iranian

Botë
Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Helikopteri i presidentit iranian Ebrahim Raisi bën “ulje emergjente”

Azia
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Kalo në kategori