Ndërsa ne nuk mund të punojmë ose gatuajmë saktësisht në të njëjtën kohë, truri ynë është shumë aktiv teksa jemi në gjumë
Truri ynë përpunon vazhdimisht informacione, madje edhe gjatë gjumit të thellë dhe hulumtimet e reja tregojnë që në të vërtetë mund të jetë e mundur të mësojmë informacione të reja ndërsa ne flemë, sipas një studimi gjerman të botuar në Current Biology.
Informacioni i mësuar më parë mund të mbahet mend gjatë gjumit të thellë, kështu që shkencëtarët parashikuan që mund të ishte e mundur të përvetësohej gjithashtu informacion i ri.
Të udhëhequr nga Katharina Henke, Marc Züst dhe Simon Ruch nga Instituti i Psikologjisë në Bern, një ekip shkencëtarësh testuan nëse ishte e mundur të mësohej një gjuhë të re gjatë gjumit.
Është e vështirë të përcaktosh gjendjet e vetëdijes siç janë gjumi dhe zgjimi. Truri ynë alternon midis dy fazave përafërsisht çdo gjysmë sekondë faza aktive dhe faza pasive, të njohura gjithashtu si “gjendje të ulëta”.
“Ishte veçanërisht interesante që fushat gjuhësore dhe hipokampusi, të cilat normalisht rregullojnë mësimin e gjuhës ndërsa jemi zgjuar gjithashtu u aktivizuan kur mësuan fjalorin e mësuar në gjumë të thellë”, tha bashkëautori i studimit, Marc Züs, në një njoftim për shtyp.
“Duket se këto struktura rregullojnë formimin e kujtesës pavarësisht nga çdo gjendje të vetëdijes në të cilën jemi, qoftë në mënyrë të pandërgjegjshme në gjumë ose me vetëdije ndërsa jemi zgjuar”, vijoi ai.
Pra, duket se gjumi nuk është një gjendje ku ne jemi të mbrojtur nga bota e jashtme, siç u pranua gjerësisht në fushën e kërkimit të gjumit! Kjo do të thotë se mësimi i sofistikuar është i mundur. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”
Finalja e BBVA 3, Heidi Baci elimohet - Julian Deda vazhdon përpara me Eglën dhe Romeon
Si e menaxhoi Qeveria e Kosovës sulmin kibernetik që erdhi nga Rusia?
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale
NYT: Grenelli i kishte propozuar Trumpit ta vizitonte Thaçin në Hagë, por ai refuzoi