LAJMI I FUNDIT:

Historia prekëse e familjes nga Elbasani: “Shokët më tallin se ha bukë të thatë!

Historia prekëse e familjes nga Elbasani: “Shokët më tallin se ha bukë të thatë!

Katër anëtarë të familjes Erstila, nga fshati Derstil i Elbasanit, jetojnë në kushte të mjerueshme. Kryefamiljari ka improvizuar një dhomë, me dërrasa dhe llamarinë. “Shtëpia” është e pabanueshme në këto ditë të ftohta dhe shiu futet në brenda.

Kryefamiljari dhe bashkëshortja kanë treguar se për shkak të kushteve të vështira ekonomike fëmijët sëmuren shpesh dhe hanë vetëm bukë thatë, për këtë shkak shokët e klasës i tallin. Për më tepër kanë 2 muaj që nuk marrin as asistencë.

Kryefamiljari Panajot Derstila tha se ka jetuar me vëllezërit e ata me nxorrën nga shtëpia.


“U detyrova të bëj vetë këtë dhomë, por këtu është shumë ftohtë për fëmijët. Edhe jashtë shtetit nuk shkoj dot për të punuar se kam frikë ta lë familjen vetëm këtu. Fëmijët më ngelën sëmurë. Kush ka mundësi për të më ndihmuar edhe me punë do t’i jem shumë mirënjohës”, tha Derstila, për OraNews.

Mamaja  thotë se fëmijët më sëmuren shpesh. “Jemi në gjendje të vështirë ekonomike, po i jap fëmijëve vetëm bukë të thatë, se kemi 2 muaj që dhe asistencën nuk na e kanë dhënë.
Gjendja ekonomike ndikon dhe tek fëmijët. Ata shprehen se shokët e klasës tallen me ta, sepse hanë bukë thatë.”

“Unë marr në shkollë bukë të thatë dhe shokët më tallin…. Më vjen shumë turp nga shokët. Tani nuk marr më bukë me vete. Kemi frikë kur fryn era natën dhe tunden llamarinat. Shkoj te mami se ajo me qetëson”, tha njëri nga fëmijët./OraNews/