LAJMI I FUNDIT:

Moti në Kosovë

Moti në Kosovë

Të enjten më ftohtë, në mëngjes shi dhe borë. Nga e premta intervale më të gjata me diell, e nga dita e diel sërish mot i butë.

Një sistem frontal që po vjen nga Evropa Qendrore do të kalojë sonte dhe të nesërmen mbi vendin tonë, që gjatë natës do të sjellë vranësira dhe reshje shiu e bore, nëpër vise kodrinoro-malore vetëm reshje bore. Gjatë ditës reshjet pritet të pushojnë.


Nga dita e premte mbi rajon shtrihen fusha të presionit të lartë, që do të kushtëzojnë mot kryesisht me diell, e kohëpaskohe do të ketë edhe vranësira kalimtare. Mirëpo në aspektin termik vendi ynë mbetet nën ndikimin e masave më të ftohta ajrore, e orëve të mëngjesit do të ketë ngrica.

Prej ditës së diel depërtojnë masa të ngrohta ajrore mbi vend, të cilat gjatë ditës do të rritin temperaturat maksimale deri në 15C.

Vlerat e cilësisë së ajrit gjatë ditës së enjte do të përmirësohen dhe do të zbresin edhe në vlera të mira, e nga dita e premte do të luhaten përreth vlerave mesatare, kohëpaskohe do të kalojnë edhe në vlera të pashëndetshme.

20.02 – Herët në mëngjes reshje të përziera shiu dhe bore, e në vise kodrinoro-malore borë. Ditën ftohtë dhe me erë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Reshjet pritet të pushojnë.

21.02 – Kryesisht me diell, e pasdite vranësira kalimtare. Në mëngjes ngrica.

22.02-23.02 – Ditën e shtunë pjesërisht vranët, e gjatë ditës intervale më të gjata me diell. Të dielën, pas mëngjesit me ngrica, gjatë ditës butë dhe kryesisht me diell.

24.02 – Butë, me vranësira dhe intervale me diell.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -1C deri në 2C, ndërsa maksimalet ditën e enjte do të pësojnë rënie deri në 4C, nga e premta do të rritën në 8C deri 9C, e ditën e diel deri në 14C.

Do të fryjë erë e mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga krahu verior 6-15m/s.

Shtypja atmosferike do të pësojë rënie përreth vlerave normale, e në fundjavë do të shënojë rritje të theksuar mbi këto vlera.

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori