Me ngjyrë të kuqe shumë më të veçantë dhe rrota të reja, që nuk janë parë më herët
Në Geneva Motor Show që fillon gjatë muajit që vjen, është planifikuar të shfaqet Porsche 911 Trubo S i ri, me mbrojtëse shumë më të egra, sistem të vozitjes me të katër rrotat dhe 600 kuaj fuqi, transmeton Telegrafi.
Ky është një prezantim shumë i rëndësishëm për Porsche, sepse do ta prezantojë versionin më të ri nga 911, para se të arrijë GT2 RS.
Por, shumë më herët se që është planifikuar të bëhej prezantimi zyrtar, kanë rrjedhur imazhet që e shfaqin nga afër dhe dukja është më se e mbresëlënëse.
Të gjitha përfundimet shihet se janë bërë me kujdes shumë të madh, duke i dhënë një pamje shumë më të butë se modeli aktual.
Imazhet që duket se janë realizuar derisa po bëhej gati të transportohej, tregojnë se ka një ngjyrë të kuqe shumë më të veçantë se modele e deritanishme.
Rrotat kanë forma të reja, megjithëse përmasat mbesin të njëjta, që të përshtaten me platformën e përgjithshme që ka kjo Porsche.
Deri në datën kur pritet të shfaqet zyrtarisht, pritet që të ketë edhe shumë lajme tjera nga Porsche 911 Turbo S, që duket se do jetë një veturë shumë e mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!
Jeep Renegade vjen me ndryshime teknologjike
Audi A4 dhe A6 kalojnë në energji elektrike
Bugatti restauroi veturën e parë të Veyron Grand Sport
Musk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla
Prezantohet vetura e re e Mini Countryman
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City