Në vendngjarje ku u vra Fatmir Haklaj u gjetën disa prova, të cilat mund të çonin në identifikimin e autorëve.
“Aty ishin gjetur një çantë, e cila mbante ushqim, të cilat i kishin përdorur gjatë ditës një karikator me fishekë, dhe një kapele me qimet e kokës së njërit prej atentatorëve”, tregon Aishe Haklaj, motra e Haklajve
“Ne kush ishin kryesorët i dimë. Ka qenë Përparim Hyka, Medi Hoxha, Xhaferr Hoxha, Haki Hoxha që janë kryesorët që kanë marrë pjesë”, akuzon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve
Në vendngjarje u gjetën edhe një palë dylbi identike me ato që përdornin forcat speciale. Ishte e qartë se edhe këtë herë mes grupit të komandës kishte njerëz me uniformë shtetërore. Komisari i ndjerë Gani Malushi, bëri një raport të gjatë ku kishte edhe emra konkretë të dyshuarish.
Askush nuk u kujdes të zbulonte se kush i kishte tërhequr dylbitë nga reparti i forcave speciale dhe kujt i përkisnin qimet në kapelën e gjetur. Në vendngjarje janë gjetur edhe gëzhoja të armës që kishte shtënë në 5 Janar të vitit 1998 mbi Shkëlqim Haklajn. Pra, ishte e njëjta dorë atentatorësh.
Komisar Malushi, kërkoi nga eprorët e tij në Ministrinë e Rendit të verifikonin nëse dy efektivë të forcave speciale ndodheshin në repart atë ditë apo jo. Bëhej fjalë për Përparim Hykën dhe mikun e tij Anton Gjergji, ish-truproja i Fatos Nanos.
“Gani Malushi është përpjekur të hartojë një dosje me prova dhe me ato prova ka kërkuar edhe vendodhjen e Përparim Hykës”, tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve
Malushi kishte siguruar disa informacione nga burimet e tij, por kurrë nuk pati mbështetje që provat të vlerësosheshin deri në fund. Ai kishte vërtetuar se dylbitë e gjetura në vendngjarje i përkisnin një reparti të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Tiranë. Shenjat e gishtave të personave nuk u zbuluan kurrë.
Provat që zbuloi komisar Malushi, i mori me vete në varr. Ai vetë do të ishte viktimë e një atentati në 6 Gusht të vitit 2003 në Durrës. Malushi u ekzekutua me breshëri kallashnikoi së bashku me shoferin e tij. Zyrtarisht u tha se ngjarja kishte objektiv shoferin e Malushit dhe shkaku ishte gjakmarrja.
Për vrasjen e dyfishtë vuan dënimin një person i quajtur Agim Pepa. Kurrë nuk u hetua pista që lidhej me detyrën. Malushi, ishte njeriu që kishte rrëmuar si askush për masakrën e Tropojës, duke zbuluar edhe emra konkretë personash të dyshuar.
“Gani Malushi ka tentuar të më takojë po atë ditë pas vdekjes së Fatmirit dhe e kishim lënë që më vonë kur të jem më mirë të komunikoj me atë njeri dhe e kam peng që nuk arrita sadopak të jap ato mendimet e mija”, rrëfen pengun Aishe Haklaj, motra e Haklajve
Vrasja e Fatmir Haklajt dhe Sami Kërrnajës është ende e pazbardhur nga instancat ligjzbatuese. Haklajt, as e prisnin që kjo të ndodhte pasi të gjitha ngjarjet paraardhëse ndaj familjes së tyre nuk kishin një emër, pavarësisht se ishin lënë shumë prova. Nga mënyra e ezkekutimit të Fatmirit, ishte e qartë se grupi i komandove kishte mbështetje edhe nga informatorë të zonës.
Kurrë më parë kundërshtarët nuk kishin guxuar ti afroheshin aq shumë Fatmirit sa mbrëmjen e ekzekutimit. Fatmir Haklaj kishte intuitë dhe zgjuarsi që të mos binte në pritë. Por kësaj here ai ishte tradhëtuar. Për herë të parë, ekskluzivisht, motra e tij Aishe Haklaj rrëfen se Fatmiri ishte tradhëtuar nga një anëtar i familjes së tij.
“Djali im në atë kohë ishte 8-vjeçar e tek luante me shokun e fëmijërisë me inicialet J.H. gjej një shumë të konsiderueshme parash brenda në banesë, në një pjesë të aneksuar dhe djali im vjen bashkë me ato paratë e mi paraqet mua e mi jep, thotë: “mama ja çfarë kam gjetur”, rrëfen Aishe Haklaj, motra e Haklajve
Aishja fillon të bëjë lidhjen mes parave dhe vrasjes së vëllait. Dikush kishte dhënë informacion për vendodhjen e Fatmirit në banesën e saj në Bujan, para se të shkonte drejt kullës së Mulosmanëve.
“Një javë të tërë i bëra hetuesi djalit që ishte vetëm 8 vjeç se dyshoja se dikush mund ta kishte gënjyer, vëllai ishte në banesën e time”, tregon Aishe Haklaj, motra e Haklajve
E tronditur nga ajo që zbuloi, dhe me mendimin se i vëllai ishte tradhtuar nga brenda familjes, Aishja vendos të largojë paratë nga vendi ku ishin fshehur. Synimi i saj ishte të zbulonte se kush i kishte vendosur atje. Zbulimi, do të ishte shokues.
“I mora ato para, i vendosa në një vend të caktuar dhe vendosa të survejoj vendin ku ishin gjetur paratë. Pas disa ditësh pashë, ish bashkëshortin, rrotull vendit ku djali kishte gjetur paratë. Mendova ta pyes çfarë kërkon, ai mu përgjigj se po kërkoj ca para. Mu duk se qielli më ra mbi kokë e mu duk vërtetë se vëllain tim e kishte tradhtuar motra e tij, ai u përgjigj se janë parat e vëzhguesve socialist”, tregon Aishe Haklaj, motra e Haklajve
Ky moment, do të ishte një tronditje e fortë për familjen Haklaj, pasi dyshimet ishin se tradhtia ishte nga brenda. Sot e kësaj dite, e vërteta ka mbetur ende mister.
“Dyshimet se ish – bashkëshorti mund të kishte bashkëpunuar me persona të caktuar dhe dhënë informacione për vendndodhjen e vëllait tim Fatmirit u bënë bindje, sepse shuma e parave të gjetura në banesën time ishte e pakonceptueshme, ishte mjaft absurde dhe kjo është një enigmë mjaft e madhe që do ta kem për gjithë jetën”, tregon Aishe Haklaj, motra e Haklajve. /tch/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet
Analistët: Ndarja e subvencioneve në bujqësi, dëmtoi imazhin e qeverisë
Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë
Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian