Asnjë procedurë për punësimin e personave të rinj ose procedurë për ndërprerjen e marrëdhënies së punës nëpër institucionet shtetërore dhe publike nuk mund të fillohet, ndërsa procedurat e filluara mbahen në pritje, përveç në rastet të çështjeve urgjente dhe që nuk mund të shtyhen, njoftoi Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në faqen e saj të internetit me rastin e sjelljes së vendimit nga kryetari i Kuvendit për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për deputetë e në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë Veriore.
KSHPK i informon ministritë, njësitë e vetëqeverisjes lokale, fondet, agjencitë, drejtoritë, ndërmarrjet publike, organet rregullatore, ndërmarrjet tregtare në pronësi të shtetit dhe institucionet e tjera të themeluara nga shteti, si dhe opinionin, që nga dita e sjelljes të vendimit për shpalljen e zgjedhjeve deri në përfundimin e zgjedhjes së deputetëve në Kuvend dhe zgjedhjen e Qeverisë, nuk mund të fillohet ndërtim me mjete nga buxheti ose nga fondet publike apo me mjete të ndërmarrjeve publike dhe personave të tjerë juridikë që disponojnë me kapital shtetëror në objekte të reja në infrastrukturë siç janë rrugët, ujësjellësi, largpërçuesit, kanalizimi, fushat e sportit dhe ndërtesa të tjera sociale ose shkolla, kopshte për fëmijë dhe objekte të tjera, përveç nëse këtë dedikim paraprakisht janë siguruar mjete nga buxheti, gjegjësisht punohet në realizimin e programit të miratuar në bazë të ligjit të vitit vijues.
“Nuk mund të bëhen pagesa të pagave, pensioneve, asistencës sociale ose pagesa të tjera dhe kompensime materiale nga mjetet buxhetore ose nga mjetet publike që nuk janë pagesa mujore të rregullta, gjegjësisht të gjitha transferimet dhe pagesa njëvjeçare ose transferimet e njëfishta nga mjetet buxhetore ose mjete nga fondet publike nuk mund as të tjetërsohet kapitali shtetëror dhe as për të nënshkruhen marrëveshje kolektive”, qëndron në kumtesën e publikuar nga KSHPK.
Nga Antikorrupsioni theksojnë se rastet e çështjeve urgjente dhe që nuk mund të shtyhen janë punësimet me afat të caktuar për të zëvendësuar një punëtor që mungon për shkak të sëmundjes së zgjatur ose mungesës, vdekjes së një punonjësi, kryerjes së punëve sezonale për të cilat numri i kërkuar i personave është përcaktuar paraprakisht janë siguruar mjetet përmes programeve vjetore, si dhe punësimi në afat të caktuar i stafit mësimdhënës për zhvillim të papenguar të procesit arsimor.
Në periudhë prej 20-të ditëve para fillimit të fushatës zgjedhore deri në përfundimin e procesit zgjedhor të deputetëve dhe zgjedhjen e Qeverisë, nënvizojnë nga KSHPK, nuk mund të mbahen ngjarje publike me rastin e fillimit të ndërtimit ose lëshimit në përdorim të objekteve me mjete nga Buxheti ose . fondet publike, apo me mjete të ndërmarrjeve publike ose personave të tjerë juridikë që disponojnë me kapital shtetëror, në infrastrukturën e rrugëve, ujësjellës, largpërçues, kanalizime, fusha sportive dhe ndërtesa të tjera sociale ose shkollore, kopshte për fëmijë dhe objekte të tjera.
“Me ndalesë të mbajtjes së ngjarjeve publike nuk nënkuptohet, veçanërisht: dhënien e deklaratave publike e bartësve të funksioneve publik ose kandidati për bartës të funksionit publik në tubim, intervistë për media, debat në media ose përgjigje për pyetje të gazetarëve. Për nevojat e fushatës zgjedhore, ndalohet përdorimi i hapësirës së zyrave, pajisjeve për zyra dhe automjetet zyrtare të organeve shtetërore, përveç personave që kanë të bëjnë me rregulla të posaçme për mbrojtjen e personit. Ndalohet tentimi për presion dhe frikësim i votuesve apo anëtarëve të familjeve të tyre apo personave të afërt me ato”, sqarohet në njoftimin e publikuar KSHPK.
KSHPK, thekson, do ta monitorojë tërë procesin zgjedhor dhe në rast të bazave për dyshim se shkelet ligji do të ndërmarrë masa për konfirmimin e dyshimeve tilla, do t’i informojë organet kompetente dhe do të kërkojë ndërmarrjen e aktiviteteve në kuadër të veprimit të tyre kompetent.
“Mosrespektimi i ndalesave të konfirmuara në nenet 34 dhe 35 nga Ligji për parandalimin e korrupsionit dhe konflikt interesash edhe nenet 8-a dhe 8-b nga Kodi Zgjedhor, KSHPK do t’i vlerësoj për përgjegjës personat përgjegjës të organeve shtetërore dhe subjekteve tjera, ndërsa në rast të shkeljeve dhe keqpërdorimeve do të ndërmarrim aktivitete përkatëse dhe masa në pajtim me ligjin”, paralajmërojnë nga KSHPK.
Në periudhën e ardhshme të zbatimit të aktiviteteve që kanë të bëjnë me zgjedhjet e parakohshme, sqarohet në njoftim, KSHPK në pajtim me dispozitat nga Ligji i ri për parandalimin e korrupsionit dhe konflikt interesash nuk ka bazë për të dhënë mendime pas kërkesave të dorëzuara për mendime lidhur me mënyrën e veprimit të vetëqeverisjes lokale, fondet, agjencitë, drejtoritë, ndërmarrjet publike, trupat rregullator, shoqëritë tregtare të themeluara nga shteti dhe institucione të tjera të themeluara nga shteti gjatë procesit zgjedhor.
Nga KSHPK thonë se në funksion të monitorimit dhe kontrollit të ligjshmërisë së financimit të fushatës zgjedhore dhe procesit të përgjithshëm zgjedhor, do të realizohet bashkëpunim i drejtpërdrejtë me mediat, shoqatat civile dhe me qytetarët dhe për këtë qëllim e inkurajon tërë opinionin në kohë t’i paraqes rastet konkrete të shkeljeve të ndalesave të konfirmuara në Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konflikt interesash dhe Kodin Zgjedhor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?