LAJMI I FUNDIT:

Mesazhet e obeliskut “New Born” ndër vite

Mesazhet e obeliskut “New Born” ndër vite

“New Born” që në shqip e ka kuptimin e diçkaje “të posalindur”, u bë objekti më i njohur menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më  17 shkurt 2008.

Mirëpo, ndryshimi i këtij obelisku, filloi që nga viti 2013, kur u falënderuan gjitha vendet njohëse të pavarësisë. Prej atij viti, ky monument, vazhdon të përçoj masazhe të ndryshme.


Me 17 shkurt të atij viti, obelisku u vendos afër pallatit të Rinisë, në Prishtinë. E deri në vitin 2013 ai mbeti i pandryshuar, ashtu siç ishte ngjyrosur me të verdhë e me shumë nënshkrime e vizatime që i bënin qytetarë e persona të ndryshëm që e vizitonin.

Atë vit, monumenti mori pamjen e flamujve të të gjithë shteteve që deri atëherë e kishin njohur shtetin e Kosovës.

Një vit më vonë, simboli i mëvetësisë m’veshi uniformat e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe të NATO-s. Në shenjë falënderimi për ndihëm që kjo  fundit bëri për çlirimin e vendit.

2015-ta, iu la në dorë qetarëve që ata vet ta pikturonin sipas dëshirës së tyre. Por jo edhe shkronja “E”. Ajo kishte marrë ngjyrën e zezë, duke simbolizuar eksodin, Evropën, ekonominë dhe EULEX-in.

Ngjyra e kaltër dhe e bardhë, u vu mbi obelisk në 2016-ën, mirëpo shoqëruar me një tel me gjemba, e që mesazh kryesor ishte izolimi i qytetarëve që po i bënte BE-ja.

Disa shkronja të “New Bornit” në vitin 2017 u rrëzuan. Ato ishin “N-ja” dhe “W-ja” për të përçuar një mesazh “No Walls” ose në shqip “Pa mure”

E kur mëvetësia e Kosovës mbushi një dekadë, nga obelisku u largua shkronja “B” për tu zëvendësuar me numrin 10, që tregon dhjetëvjetorin e shtetësisë.

E në 2019-ën, çdo shkronjë kishte një mesazh për ruajtjen e natyrës.

Këtë vit “NEWBORN” i kushtohet të gjitha viktimave të abuzimit seksual gjatë konflikteve anembanë botës./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Politikë
Kalo në kategori