Partia politike Alternativa u mirëprit sot në hapësirat e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore nga nikoqiri Nebi Hoxha. Tradita e takimeve mes OEMVP-së dhe partive politike është duke vazhduar edhe në këtë periudhë. Lidhur me zhvillimet aktuale ekonomike në vend, OEMVP-ja çdoherë përgadit edhe platformë për zhvillim ekonomik të Maqedonisë së Veriut, e cila përmban 93 masa të ndara në 9 fusha kryesore.
Disa nga këto fusha janë edhe: partneriteti i odave ekonomike me Qeverinë, reformat në institucionet publike dhe shtetërore, sektor stabil për zhvillim të biznesit, përfundimi i projekteve infrastrukturore, fuqia cilësore punëtore dhe të tjera.
“OEMVP-ja gjithmonë ka ngritur si çështje kryesore në të cilat duhet vëmendje e menjëhershme dhe ato janë: dhënia e statusit të veçantë zonës së Vizbegut, ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë, ndërtimit i terminalit doganor në Jazhincë, krijimi i rrjetit sekondar të gazit natyror në Maqedoninë Veri-Perëndimore dhe një sërë të propozimeve të tjera të cilat do të ndikojnë në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik si dhe në mundësimin e kushteve më të mira të të bërit biznes. Poashtu, temë tjetër atraktive për të cilën OEMVP-ja aludon çdoherë është edhe zhvillimi i turizmit dimëror dhe veror në Kodrën e Diellit me standarde botërore dhe evropiane”.
“Nebi Hoxha tha se këto takime janë të një rëndësie të veçantë, për të diskutuar rreth problemeve me të cilat përballet sektori i biznesit. Bashkëpunimi mes bizneseve dhe qeverisë duhet të ngritet në një nivel më të lartë për çka OEMVP ka nënshkruar marrëveshje për dialog Publiko-Privat me Qeverinë”.
“Afrim Gashi u shpreh që bëhej fjalë për takim konstruktiv mes OEMVP-së dhe partisë Alternativa, kërkesat e OEMVP-së në Platformën Ekonomike për zhvillim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i ka të gjitha pikat e ngjashme me programin politik të partisë Alternativa dhe së bashku me partnerin tonë të koalicionit do t’i shqyrtojmë ato dhe do të jemi në bashkëpunim të ngushtë dhe efikas me OEMVP-në”, thuhet në njoftimin e OEMVP-së.
Ata shtojnë se gjithmonë janë paraqitur konstruktiv në kërkesat që i ka ndaj partive politike dhe gjithmonë do të kontribuojë në përmirësimin e klimës të të bërit biznes në vend.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/baza-ushtarake-380x233.jpg)
FSK së shpejti me aeroport ushtarak në afërsi të kufirit me Serbinë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_2-92-380x233.jpg)
"Unë e konsideroj Kosovën si fqinje", Suljagiq: Serbia ka arritur ta largojë Bosnje dhe Hercegovinën nga Kosova
![Audio-incizimi dëshmon se avokatja ia kërkoi palës 25 mijë euro për ta pranuar vendimin e Apelit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_1-102-380x233.jpg)
Audio-incizimi dëshmon se avokatja ia kërkoi palës 25 mijë euro për ta pranuar vendimin e Apelit
![Fyerjet e sharjet në Kuvend, deputetëve do t’u kushtojnë me pagë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/kuvendi-i-kosoves--380x233.jpg)
Fyerjet e sharjet në Kuvend, deputetëve do t’u kushtojnë me pagë
![I ati i vdiq në Mekë, djali tregon pse nuk e kthyen trupin në Shqipëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/haxhi-4-380x233.jpg)
I ati i vdiq në Mekë, djali tregon pse nuk e kthyen trupin në Shqipëri
![Qytetarët e Kosovës të papunë, bizneset me punëtorë nga shtetet e jashtme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/popullsia-prishtina-380x233.jpg)
Qytetarët e Kosovës të papunë, bizneset me punëtorë nga shtetet e jashtme
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Mësoni pse Holandës iu anulua goli i Xavi Simons kundër Francës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-21-232102-380x233.png)
Mësoni pse Holandës iu anulua goli i Xavi Simons kundër Francës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/9d749220-2fc5-11ef-808e-2b63087e573f-380x233.jpg)
"Ndaj tij do të zbatohen sanksione disiplinore dhe financiare" - klubi i Rubin Kazanit me reagim për situatën e Mirlind Dakut
![Miliona njerëz mbetën pa energji elektrike në pak sekonda, këto janë tri teoritë që shkaktuan terrin në Ballkan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1718976950-shutterstock_2195102597aaa-750x453-1-380x233.jpg)
Miliona njerëz mbetën pa energji elektrike në pak sekonda, këto janë tri teoritë që shkaktuan terrin në Ballkan
![Nga dyshimet për Policinë e Kosovës tek ndikimi te dëshmitarët, si e ndryshoi Specialja arsyetimin për t’i mbajtur në Hagë ish-krerët e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/spacialja-380x233.jpg)
Nga dyshimet për Policinë e Kosovës tek ndikimi te dëshmitarët, si e ndryshoi Specialja arsyetimin për t’i mbajtur në Hagë ish-krerët e UÇK-së
![PDK kërkoi shkarkimin e ambasadorit Berishaj, deputeti Berisha e vizitoi në Zagreb: Biseduam për të mirën e kombit dhe shtetit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/448772076_1043006780946318_2815115585225805309_n-380x233.jpg)
PDK kërkoi shkarkimin e ambasadorit Berishaj, deputeti Berisha e vizitoi në Zagreb: Biseduam për të mirën e kombit dhe shtetit
![Një mik që nuk e kishte parë prej 20 vitesh i hipi në taksi - miliona njerëz emocionoi skena nga Dallasi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/susret-u-taksiju-830x0-1-380x233.jpg)
Një mik që nuk e kishte parë prej 20 vitesh i hipi në taksi - miliona njerëz emocionoi skena nga Dallasi