LAJMI I FUNDIT:

Ministrja Dumoshi paralajmëron strategji për kulturë

Ministrja Dumoshi paralajmëron strategji për kulturë

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur sot në takim një grup poetësh të cilët janë pjesë e manifestimit letrar tradicional “Republika” që mbahet çdo vit për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, nën organizimin e ‘Social Creativity’, kryesuar nga Vlora Ademi.

Në këtë takim njohës, ministrja Dumoshi e njoftoi grupin e poetëve me sfidat me të cilat përballet kultura në Kosovë dhe se prioritet i saj mbetet forcimi i institucioneve të kulturës si dhe i skenës së pavarur kulturore në Kosovë për të nxitur krijimin e vlerave të mirëfillta kulturore.


“Është e domosdoshme dhe shumë shpejt do të nisim të punojmë për hartimin dhe fillimin e zbatimit të strategjisë për kulturën dhe për këtë gjë do të bashkëpunojmë me institucionet dhe organizatat kulturore përmes një komunikimi të mirëfilltë dhe efikas në mënyrë që t’i jep et përparësi dhe hapësirë vlerave të mirëfillta kulturore”, paralajmëroi ministrja Dumoshi duke shtuar se do të angazhohet në bashkëpunim me faktorët tjerë që merren me kulturën në Kosovë për të ndaluar zhgënjimin qytetar.

Në këtë bashkëbisedim u trajtuan temat si nxitja dhe përkrahja e krijimtarisë, rritja e mirëqenies shpirtërore përmes kulturës, faktin se shoqëria në Kosovë reformimin e saj duhet ta fillojë nga kultura, rritja e produktivitetit kreativ cilësor, përkthimi i letërsisë shqipe në gjuhë të huaj dhe anasjelltas, fuqizimi i kritikës letrare e mes tjerash edhe fokusi në gjeneratat e reja dhe ngjizja e fëmijëve me kulturë.

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori