LAJMI I FUNDIT:

​Ministri Reka takohet me përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor

​Ministri Reka takohet me përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka priti sot përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor Arne Sannes Bjornstad, të shoqëruar nga Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë Jens Erik Grondahl, me të cilët ka diskutuar lidhur me aspiratat euro-atlantike të Kosovës si pjesë e rajonit.

Ministri Reka e informoi zyrtarin e lartë diplomatik të Norvegjisë për prioritetet integruese të Kosovës në BE, përfshirë këtu liberalizimin e vizave, zbatimin e obligimeve të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, si dhe përgatitjet për aplikim të Kosovës për marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE.

Në këtë drejtim, ministri Reka kërkoi mbështetje të Norvegjisë në bindjen e shteteve skeptike për përkrahjen e këtyre proceseve.


Ndërsa, Bjornstad e njoftoi ministrin Reka për bashkëpunimin e ri të Norvegjisë për të mbështetur Presidencën kroate për vend et e Ballkanit Perëndimor me ekspertizë në përgatitjen e tyre më të shpejtë për rrugën e tyre integruese.

Së fundi, palët u dakorudan në vazhdimin e zbatimit të Projektit të Norvegjisë në Ministrinë e Integrimit Evropian, si dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve në zbatimin efektiv të saj./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori