LAJMI I FUNDIT:

Aleanca për Shqiptarët kërkon dorëheqjen e ministres Mizrahi

Aleanca për Shqiptarët kërkon dorëheqjen e ministres Mizrahi

Nga partia opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët nëpërmes një kumtese deklarojnë se mos respektimi i ligjit si dhe nxitja e gjuhës së urrejtjes nga ana e ministres teknike për punë dhe politikë sociale duhet të ketë për pasojë shkarkimin e saj nga posti i ministres.

“Kjo sjellje e saj është jo korrekte dhe nënçmuese, prandaj e njëjta duhet të mbajë edhe përgjegjësi. Fjala ministër do të thotë shërbëtor, dhe duke marrë parasysh që çdo ministër vjen në atë pozitë për të qenë në shërbim të popullit të njëjtët edhe duhet të sillen në pajtim me detyrimin që marrin përsipër që nga emërimi i tyre.

Kujtojmë se, gjuha shqipe është gjuhë përdorimi i të cilës garantohet me ligj dhe kushtetutë, ndërkaq flitet nga më shumë se 1/3 e popullsisë së përgjithshme në vend me të drejtë autoktone dhe historike”, thuhet në deklaratën e ASH-së.


Nga Aleanca për Shqiptarët reagojnë ashpër ndaj sjelljes së ministres teknike e cila në mënyrë të drejtpërdrejt shkel ligjin, ndërkaq nga ana tjetër shprehet e gatshme për pagimin e dënimit me paratë e ministrisë duke harruar që buxheti i asaj ministrie mbushet pikërisht edhe nga taksapaguesit shqiptar gjuhën e të cilëve ajo mundohet ta mohojë!/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori