LAJMI I FUNDIT:

Kukësi do të shpërblehet me çmimin “Hasan Prishtina”, për pritjen e rreth 500 mijë kosovarëve gjatë luftës

Kukësi do të shpërblehet me çmimin “Hasan Prishtina”, për pritjen e rreth 500 mijë kosovarëve gjatë luftës
Jahja Lluka në promovimin e librit "Përmbledhje Shkrimesh"

Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, të shtunën  më 15 shkurt do të ndajë çmimin “Hasan Prishtina”, çmim ky i cili do t’i jepet qytetit të Kukësit, për strehimin e rreth 500 mijë shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Në këtë ceremoni e cila do të nis të shtunën rreth orës 18:00 pritet që të marrin pjesë personalitete të shumta si nga Shqipëria ashtu edhe nga Kosova.


Ndër personalitetet të cilat tashmë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen është kryeministri i atëhershëm i Shqipërisë, Pandeli Majko, po ashtu edhe kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.

Të ftuar në ceremoni janë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

Kryetari i  shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, Jahja Lluka ka dhënë detaje në lidhje me këtë event, dhe ka thënë se presin që pjesëmarrës të jetë edhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj dhe mysafirë të shumtë nga institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë, e të gjitha trojeve shqiptare.

“Do të marrin pjesë shumë familjar të cilët familjaret e tyre kanë dhëna kontribut në zhvillimin e shoqatës, meqë rast do t‘i ndajmë edhe disa mirënjohje për profesor akademik Pajazit Nushin, Muhamet Shukriun, e disa personalitete të tjera. Mbrëmja do t’i kushtohet shkrimtarit Esat Mekuli, meqenëse në vitet 1937 dhe 1938  ka qenë kundër marrëvehsjeve jugosllavo-turke, për shpërnguljen e shqiptarëve. Prandaj do ta kemi mysafir special nga ShBA-të, Xhevat Limanit, me një poemë të Esat Mekulit”, u shpreh Lluka për Telegrafin.

Ceremonia do të mbahet me fillim nga ora 18:00, në ambientet e Sheshit 21, në Prishtinë, të shtunën e 15 shkurtit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
Kalo në kategori