LAJMI I FUNDIT:

Horoskopi javor për periudhën nga 10 – 17 shkurt

Horoskopi javor për periudhën nga 10 – 17 shkurt

Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime

Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.


DASHI (21.03. – 20.04.)

Puna: Jeni njeri shumë energjik, hiperaktiv. Projektet e planifikuara këtë javë ka gjasa t’i përfundoni. Do të ishte mirë të merreni edhe me punët që kanë lidhje me artin. Kjo periudhë është e mirë edhe për ngritje profesionale. Megjithatë, kur duhet të merrni vendim për projekte të reja, mos nxitoni shumë, që të mos rrezikoni të humbni.

Shëndeti: Nervat i keni të tendosura. Shfrytëzojeni kohën e lirë sa më shumë që të shëtitni në natyrë.

Dashuria: Pa kurrfarë arsye po e fajësoni personin tuaj të dashur për problemet në lidhjen tuaj, kurse për fajin tuaj për shkak të situatës së krijuar as që dëshironi të dini.  Harrojeni të kaluarën, kthejuni së ardhmes. Fati është në anën e atyre që janë të gatshëm të marrin pjesën e përgjegjësisë që u takon.  Personat e lindur në këtë shenjë kanë krijuar përshtypjen se nuk janë të dashuruar mjaftueshëm nga partneri.

DEMI (21.04. – 21.05.)

Puna:  Në planin afarist, pos me optimizëm, suksesi arrihet edhe me angazhim të madh.  Edhe vetë jeni të bindur se çfarë angazhimi duhet bërë për të arritur deri te suksesi. Këtë periudhë do t’ju ofrohen disa kushte të favorshme, prandaj mos hezitoni, pranojini menjëherë dhe tregoni aftësitë tuaja. Kjo javë është shumë e volitshme për të bërë shumë para.

Shëndeti: Shkoni te dentisti dhe ruajuni nga lëndimet.

Dashuria: Mos i vini kushte personit tuaj të dashur dhe mos u përpiqni të dominoni ndaj tij. Po mendoni që për t’iu shmangur problemeve është mirë të krijoni një lidhje sekrete dashurore. Mbase edhe keni të drejtë. Një person më i vjetër se Ju po ju dërgon sinjale se ju dëshiron tashmë një kohë të gjatë.

BINJAKËT (22.05. – 21.06.)

Puna:  Një projekt për të cilin keni menduar se nuk ia vlen të angazhoheni, së shpejti do t’ju vijë si një dhuratë nga qielli. Kjo javë është mjaft e përshtatshme për të  arritur suksese në planin afarist dhe për të bërë shumë para. Nëse dikush do të fitojë lotarinë, ai mund të jetë personi i lindur në shenjën e Binjakëve.

Shëndeti:  Problemet me dhembjen e lukthit janë të natyrës kronike. Është koha e fundit të bëni një kontroll mjekësor.

Dashuria: Nuk jeni të kënaqur me lidhjet aktuale dashurore. Personi juaj i dashur me sjelljet që po i bën po ju lëndon shumë. Jeni duke menduar se problemet janë të pazgjidhshme. Jeni duke menduar t’i ktheheni lidhjes së vjetër. Mos u nxitoni, lërini gjërat të shkojnë sipas rrjedhës së vet.

GAFORRJA (22.06. – 22.07.)

Puna: Ndodheni para një situate kur po mendoni të ndryshoni nivelin e personalitetit. E keni kuptuar se për shkak të kualiteteve duhet të hiqni dorë nga diçka. Shpërblimi do të jetë i madh. Për shkak të pakënaqësive të natyrës subjektive është mirë t’u shmanguni konflikteve në vendin të punës. Planetët janë në anën tuaj, andaj duhet të jepni çdo gjë nga vetja. Rezultatet financiare nuk do t’ju mungojnë.

Shëndeti: Nuk është edhe aq i mirë. Qëndrimi në natyrë dhe në ajër të pastër do t’ju bëjë mirë.

Dashuria: Personat e kësaj shenje të cilët kanë lidhje të përhershme dashurore nuk do ta kenë edhe aq lehtë. Nuk po gjejnë mënyra se si t’i harmonizojnë qëndrimet ndërmjet vete. Personat e lirë të kësaj shenje po fantazojnë për një dashuri ideale.  Duhet ta dini se asgjë nuk është e përsosur, andaj kjo gjë vlen edhe për ju.

LUANI (23.07. – 22.08.)

Puna: Jeni në fazën kur do të ballafaqoheni me probleme në fushën afariste. Duhet të jeni më shumë të kujdesshëm dhe të mos lejoni t’ju mposhtin problemet. Edhe pse pjesën tuaj të obligimeve po e kryeni me një saktësi të madhe, bashkëpunëtorët tuaj me vështirësi po ju përcjellin. Prandaj, shmanguni punës ekipore. Ka mundësi të njihni disa persona të rinj dhe të merrni oferta të volitshme afariste. Mos i refuzoni. Se a do të arrini sukses, kjo varet ekskluzivisht nga ju.

Shëndeti: Është e mundshme të ballafaqoheni me rënie imuniteti.

Dashuria: Lidhja juaj dashurore është duke funksionuar në mënyrë të përsosur. Po e preferoni atmosferën familjare dhe po kënaqeni me butësinë dhe kujdesin që po jua ofron personi juaj i dashur.  Keni shanse që të gjeni mirëkuptim me personat e lindur në shenjën e Virgjëreshës. Përpiquni që nga ata të mësoni gjëra të mira.

VIRGJËRESHA (23.08. – 22.09.)

Puna: Shfrytëzoni një pauzë të shkurtër për të pushuar dhe për t’iu shmangur obligimeve të punës. Grumbulloni forcë për projekte të reja, të cilat do t’i keni në sasi tepër të mëdha.

Shëndeti: Gjendja shëndetësore nuk është për t’u brengosur. Është i mundshëm grumbullimi i lëngjeve në organizëm, që krijojnë përshtypjen e peshës dhe të fryrjes. Mos u brengosni, nuk jeni trashur, transmeton Telegrafi.

Dashuria: Vetëm personi i dashur ju bën të ndihemi mirë, të gjithë të tjerët vetëm po ju pengojnë, nuk po ju lejojnë që t’i shfaqni emocionet personale. Përpiquni ta ndani nga personat e tjerë. Është mirë të planifikoni një udhëtim të përbashkët.

PESHORJA (23.09. – 22.10.)

Puna:  Në planin afarist punët nuk po ju ecin sipas pritjeve tuaja. Faji është te ju, sepse jeni pasiv dhe kërkoni mbështetje te personat e tjerë. Mjaft më me ato fantazi tuajat, filloni njëherë që të merreni me gjëra të dobishme.  Zgjidhni njerëzit nga të cilët do të kërkoni mbështetje.

Shëndeti: Mbase do të keni nevojë për këshillë? Jeni të preokupuar me frikën, po mbylleni në vete. Ka gjasa të sëmureni nga sëmundje kronike.

Dashuria: Dashuria kërkon sakrifica. Çmimi është i lartë, andaj po mendoni se a ia vlen të vazhdohet kjo lidhje juaja. Kur të filloni të kthjelleni, do ta kuptoni se në këtë lidhje nuk duhet të angazhohesh fare.

AKREPI (23.10. – 22.11.)

Puna: Meqenëse problemet i keni tejkaluar, vazhdoni tutje. Më në fund puna të cilën e keni filluar do t’ju sjellë rezultate financiare. Me optimizëm jeni duke e shikuar situatën afariste. Shumicën e personave të shenjës së Akrepit i presin paraqitjet publike. Situata financiare është në përmirësim e sipër.

Shëndeti: Për problemet shëndetësore me të cilat po ballafaqoheni fajin e keni ju. Mos e teproni me cigaret dhe alkoolin.

Dashuria: Sipas këndvështrimit tuaj, lidhja juaj dashurore nuk po funksionin edhe aq mirë, ndonëse të tjerët jua kanë lakmi. Bëhuni më të hapur ndaj personit të dashur dhe përpiquni që t’i ndihmoni që t’i zgjidhë problemet që po e mundojnë.

SHIGJETARI (23.11. – 21.12.)

Puna:  Shumica e pjesëtarëve të kësaj shenje po fillojnë një cikël të ri në planin afarist. I duan ndryshimet. Do të kenë udhëtime afariste dhe rezultate të mira financiare. Kjo ka të bëjë me punët të cilat po i kryeni me sukses. Megjithatë, nuk është mirë që të planifikoni ndonjë punë të re.

Shëndeti: : Dhembjet e shpeshta të kokës janë vetëm reaksione të organizmit ndaj ndryshimeve të temperaturave.

Dashuria: Lidhja juaj dashurore po funksionin shkëlqyeshëm. Me personin tuaj të dashur të mirën e të keqen po i ndani bashkë. Po përpiqeni që e mira të dominojë në lidhjen tuaj. Do të përjetoni çaste të lumtura dhe të paharrueshme.

BRICJAPI (22.12. – 20.01.)

Puna:  Këtë javë përpiquni t’i përfundoni punët të cilat gati i keni lënë pas dore. Situata financiare po përmirësohet. Do të keni një fitim të konsiderueshëm të parave, për ç’gjë do të gëzoheni shumë, por edhe do t’i shpenzoni pa kurrfarë planifikimi.

Shëndeti: Meqenëse keni prirje ta teproni në shumë gjëra, është mirë të kujdeseni për shëndetin.

Dashuria: Me personin e dashur do të kaloni çaste të zjarrta dashurie. As vetë nuk e keni pritur se do të jeni aq i zjarrtë. Në të vërtetë vetëm sa po e kompensoni atë që deri tani ju ka munguar. Partneri juaj po ju përgatit një surprizë të këndshme. Mos harroni se në dashuri e mira me të mirë duhet të kthehet.

UJORI (21.01. – 19.02.)

Puna:  Shumica e pjesëtarëve të kësaj shenje janë në një kaos të madh. Zgjidhje ka, por ato as që po ju bien në mend. Duhet patjetër të jeni më shumë të vendosur kur të merrni vendime. Planeti Saturn kërkon të hidheni në aksion. Mos prisni ndihmë nga të tjerët.

Shëndeti: Do të keni probleme me organet e frymëmarrjes. Problemi është se po qëndroni gjatë në lokale të mbyllura dhe të paajrosura.

Dashuria: Thashethemet që po qarkullojnë mund t’ju shkaktojnë probleme me personin e dashur. Jo të gjithë personat e lindur në këtë shenjë do të keni probleme të këtilla, andaj mos u kushtoni vëmendje këtyre gjërave.

PESHQIT 20.2 – 20.03.)

Puna: Në situatën në të cilën aktualisht ndodheni, duhet të bëni një taktikë më të mirë se kurrë më parë. Duhet të jeni më këmbëngulës dhe më të matur, nëse dëshironi të arrini rezultate të mira. Situatën po e mbani nën kontroll. Me bashkëpunëtorët keni raporte të mira afariste. Do të keni një fitim material.

Shëndeti: Jeni në rrugë të mirë të përmirësimit. Debalanca e lehtë hormonale është e karakterit kalimtar. Mënyra më e mirë që të ktheni balancën është seksi.

Dashuria:  Po ndiheni shumë të kënaqur në përqafim të personit të dashur. Duhet të jeni të kujdesshëm që sa më pak të flisni e sa më shumë të “veproni”, nëse dëshironi që kjo situatë të zgjasë dhe të përjetoni çaste të paharrueshme emocionale. /Telegrafi/