LAJMI I FUNDIT:

Në Tetovë vendoset gur-themel për ndërtimin e pishinës së mbyllur

Në Tetovë vendoset gur-themel për ndërtimin e pishinës së mbyllur

Në Tetovë është vendosur gur-themeli i pishinës së mbyllur në kuadër të projektit së Agjencisë për Rini dhe Sport për ndërtimin e 14 objekteve të tilla.

Për ndërtimin e pishinës me dimensione 25 metra gjatësi dhe nëntë gjerësi, do të harxhohen 43 milionë denarë me TVSH. Afati për realizim është 18 muaj, por pritet që deri në fund të këtij viti të jetë në funksion për qytetarët.

“Filloi projekti në konsultim me punëtorët sportivë, të cilët thanë se nevojitet infrastrukturë e tillë, jo vetëm në Shkup, por në të gjitha qytetet. Qëllim është të zvogëlohen ndikimet e dëmshme te fëmijët tanë, siç janë skolioza, deformitete, rritje të peshës në trup, të cilat para së gjithash me not si sport mund të shmangen”, deklaroi Darko Kaevski, drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport.


Në ngjarjen morën pjesë kryeministri i Qeverisë teknike, Oliver Spasovski, ministri Hysen Xhemaili dhe funksionarë tjerë qeveritarë.

“Kjo për ne është ditë e madhe pasi fillojnë projekte të rëndësishme për ardhmërinë dhe për mënyrën e shëndoshë të jetesës. Kam kënaqësi të madhe pasi fillojmë nga komuna e Tetovës, shpresoj se ditët e ardhshme edhe pesë qytetet tjera do të fillojnë me ndërtimin e fazës së parë, e pastaj edhe tetë pishina. Qeveria tregoi se vend të rëndësishëm merr sporti në agjendën e Qeverisë. Posaçërisht jam krenar në sistemin e vauçerëve, edukatë fizike nga klasa e parë me arsimtar të posaçëm. E tërë kjo tregon për qëllimet dhe idetë e mira dhe çka duhet të bëjmë me gjeneratat e ardhshme. Sa më shpejtë vihen në funksion projekte të tilla, aq më mirë për shtetin”, tha Spasovski.

Sipas ministrit Xhamaili, ky objekt krahas karakterit sportiv, do të jetë i rëndësishëm edhe në aspekt të punës së kuadrit arsimor, në trajtime mjekësore, për në përgjithësi edhe për gjeneratat e ardhshme.

Në fazën e parë do të fillohet me ndërtim të pishinave në Tetovë, Kërçovë, Shtip, Manastir, Gjorçe Petrov dhe Kisella Vodë, e pastaj edhe në tetë komuna tjera.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori