LAJMI I FUNDIT:

Bëhuni gati për një “Epokë të Akullnajave”, paralajmërojnë ekspertët – ajo mund të zgjasë deri në vitin 2050

Bëhuni gati për një “Epokë të Akullnajave”, paralajmërojnë ekspertët – ajo mund të zgjasë deri në vitin 2050

Derisa njerëzit mbrojnë kauzat për ruajtjen e planetit – nga mundësitë se temperaturat në planetin Tokë mund të rriten – ekspertët kanë filluar të shohin se mund të ndodhë e kundërta.

Ata kanë paralajmëruar se dielli mund të shkojë në një gjendje të “fjetur” që mund të shkaktojë një “epokë akullnajash” në Tokë.

Siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, profesoresha Valentina Zharkova nga Universiteti Northumbria zbuloi se viti 2020 është viti ku dielli mund të hyjë në një periudhë “gjumi të thellë” i referuar gjithashtu si “Grand Solar Minimum” ose GSM.


Kjo do të thotë që energjia që dhuron një yll zvogëlohet për një periudhë kohore.

Hera e fundit që një gjë e tillë të ketë ndodhur thuhet të ketë qenë dy vjet më parë.

Profesoresha Zharkova sqaroi se zvogëlimi diellor do të rezultonte me rënie të temperaturave, me 1 Gradë të Celsiusit.

Edhe pse kjo rënie e temperaturës mund të duket e vogël, prapë mund të shkaktojë probleme të mëdha, veçanërisht në aspektin e bujqësisë në të gjithë botën.

Prof. Zharkova sqaroi gjithashtu se ky “zvogëlim diellor” mund të zgjasë për tre dekada, gjatë gjithë viteve 2050, që do të thotë se stinët e nxehta të vitit do të bëhen më të freskëta dhe më të lagështa.

“Më pak pika dielli të formuara në sipërfaqen diellore, dhe kështu më pak energji dhe rrezatim do të lëshohen drejt planetëve dhe Tokës”, ka thënë Zharkova.

Për vendet që përjetojnë të katër stinët, dimri gjithashtu mund të jetë më i ftohtë dhe më i lagësht, dhe ngricat e mëdha mund të ndodhin në vende të ndryshme, siç po ndodhë edhe në Kanada.

Përkundër pretendimeve të Zharkovës, ekspertët e tjerë kanë thënë se ky “zvogëlim diellor” do të shkaktohet për shkak të ndryshimit të klimës që po ndodh aktualisht.

Ndërkohë, në anën e kundërt, një stuhi diellore mund të shkatërronte teknologjinë në Tokë.

Kjo është për shkak të sasisë së rrezatimit nga dielli që ngrohë atmosferën dhe do të rezultojë në satelitët që përpiqen të depërtojnë në atmosferë gjithashtu.

Duke pasur parasysh këtë, do të ndikojë shumë në “shërbimet e internetit, operimin e GPS, si dhe televizionin satelitor dhe shërbimet e telefonit celular”.

Rrymat e rritura në fushën magnetike të Tokës gjithashtu mund të shkaktojnë pasoja të mëdha në rrjetin e energjisë elektrike, në linjat e energjisë, madje mund të hedh në erë transformatorët.

Stacionet e energjisë do të pësojnë gjithashtu humbje të elektricitetit, për shkak të kësaj rritje. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
“E rrëmbeu” vetura autonome, në vend se ta dërgojë në aeroport – burrit nga Phoenix i dhuroi dhjetëra xhiro nëpër parking

“E rrëmbeu” vetura autonome, në vend se ta dërgojë në aeroport – burrit nga Phoenix i dhuroi dhjetëra xhiro nëpër parking

Interesante
Baba Vanga dhe Nostradamus të dy bënë të njëjtin parashikim të frikshëm për vitin 2025

Baba Vanga dhe Nostradamus të dy bënë të njëjtin parashikim të frikshëm për vitin 2025

Interesante
Video e çuditshme nga rrugët e Zagrebit po përhapet në internet

Video e çuditshme nga rrugët e Zagrebit po përhapet në internet

Fun
Apartamenti në Skoci që po lëshohet me qira për 1000 euro bëhet viral – shkak një detaj në tualet

Apartamenti në Skoci që po lëshohet me qira për 1000 euro bëhet viral – shkak një detaj në tualet

Interesante
I etur për t’u dukur bukur, gazetarit amerikan i shihet kapësja e rrobave në xhaketë derisa po raportonte për zjarrin në Kaliforni

I etur për t’u dukur bukur, gazetarit amerikan i shihet kapësja e rrobave në xhaketë derisa po raportonte për zjarrin në Kaliforni

Fun
Del në shitje shtëpia e famshme e personazhit Walter White nga seriali ikonik Breaking Bad

Del në shitje shtëpia e famshme e personazhit Walter White nga seriali ikonik Breaking Bad

Interesante
Kalo në kategori