LAJMI I FUNDIT:

Trump konfirmon vrasjen e udhëheqësit të terrorit Qassim al-Rimi

Trump konfirmon vrasjen e udhëheqësit të terrorit Qassim al-Rimi

Presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar se SHBA kanë vrarë drejtuesin e Al-Kaedës të Gadishullit Arabik i cili mori përgjegjësinë për të shtënat masive në një bazë detare amerikane.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Trump tha në një deklaratë të enjten se SHBA në drejtimin e tij kreu një operacion kundër-terrorizmit në Jemen që vrau Qassim al-Rimi.


Al-Rimi është një themelues i Al-Kaedës në Gadishullin Arabik.

Grupi është konsideruar prej kohësh dega më e rrezikshme e rrjetit global për përpjekjet e saj për të kryer sulme në territorin e SHBA-së.

Po sipas mediave, grupi xhihadist mori përgjegjësinë për të shtënat vdekjeprurëse të vitit të kaluar në Stacionin Detar Ajror Pensacola, ku një trajner saudit i aviacionit vrau tre marinarë amerikanë.

Ndërsa Trump konfirmoi raportet se al-Rimi ishte vrarë, ai nuk tha kur u krye operacioni i SHBA ose të ofronte ndonjë detaj rreth mënyrës se si u krye.

Sidoqoftë, ai tha që SHBA dhe aleatët e saj janë më të sigurt si rezultat i vdekjes së al-Rimi.

“Ne do të vazhdojmë ta mbrojmë popullin amerikan duke gjurmuar dhe eliminuar terroristët që kërkojnë të na bëjnë dëm”, ka thënë Trump. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori