LAJMI I FUNDIT:

Vritet një palestinez tjetër gjatë një proteste në Bregun Perëndimor

Vritet një palestinez tjetër gjatë një proteste në Bregun Perëndimor

Një palestinez i dytë është vrarë pasi u qëllua nga izraelitët, gjatë një proteste në Bregun Perëndimor, pasi ishte kundër prishjes së një shtëpie palestineze.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Yazan Abu Tabikh, 19 vjeç, është vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur gjatë përleshjes kur forcat izraelite bastisën qytetin verior të Jeninit.


Qëllimi i kësaj bastisje ishte shembja e shtëpisë së Ahmad Qanba, një palestinez i akuzuar për arratisje nga burgu, kanë thënë ushtria izraelite.

Ata deklaruan se Qanba kishte qenë në qeli për një sulm që kreu në janar të vitit 2018 në të cilën u vra një mësues.

Përleshje të mëdha shpërthyen me palestinezët e rinj duke hedhur gurë në trupat izraelitë, sipas dëshmitarëve.

Mohammed al-Haddad 17 vjeçar ishte një tjetër palestinez i vrarë në qytetin e Hebronit, në Bregun Perëndimor.

Këto përleshje kanë ardhur pasi presidenti amerikan Donald Trump zbuloi planin e tij të shumëpritur të Lindjes së Mesme, që sipas tyre favorizon më shumë Izraelin dhe është refuzuar nga palestinezët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa

"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Botë
Kalo në kategori