LAJMI I FUNDIT:

Nike po prodhon atlete për të rritur performancën e atletëve në Lojërat Olimpike 2020

Nike po prodhon atlete për të rritur performancën e atletëve në Lojërat Olimpike 2020

Kompania e atleteve Nike, është duke prodhuar një version të ri të atleteve për të përmirësuar efikasitetin e atletëve për Lojërat Olimpike 2020, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

E tëra që duhet bërë për të fituar një medalje të artë në Lojërat Olimpike është performanca më e mirë në ditën e ngjarjes.


Kampionët mund të bëjnë orë të panumërta stërvitore për garat, mirëpo medaljet e arta që përfaqësojnë titullin botëror fitohen në sekondat e fundit përmes shpejtësisë ose saktësisë dhe qëndrueshmërisë në atë garë, raund apo lojë të fundit.

Për këtë qëllim, version i ri i këpucëve nga kompania Nike, ka për qëllim rritjen e performancës së atletëve në Lojërat Olimpike.

Marka siguron që dizajnimi i këtyre këpucëve do të ndihmojë atletët në ato momente thelbësore gjatë garës.

“Ne jemi duke punuar jashtëzakonisht shumë për gjëra të vogla që vërtet kanë rëndësi”, ka thënë John Hoke, shefi i markës “Nike”.

John Hoke ka tashmë 30 vite që e menaxhon këtë markë, dhe shtatë vite që bashkëpunon me Lojërat Olimpike.

“Ne jemi të fiksuar për ato momente të së vërtetës, andaj edhe kemi punuar për këtë version të ri”, ka thënë ndër tjerash Hoke. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Interesante
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Interesante
Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës

Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës

Interesante
Pamjet e publikuara tregojnë se si arinjtë me lehtësi arrijnë të hapin dyert e veturave

Pamjet e publikuara tregojnë se si arinjtë me lehtësi arrijnë të hapin dyert e veturave

Interesante
Komodo, shtëpia e hardhucës më të madhe në botë - vizitorët paguajnë njëmijë dollarë për të hyrë në ishull

Komodo, shtëpia e hardhucës më të madhe në botë - vizitorët paguajnë njëmijë dollarë për të hyrë në ishull

Interesante
Kalo në kategori