LAJMI I FUNDIT:

Lukarevska: Inspektori i arrestuar, më herët ishte udhëheqës i drejtorisë rajonale në Tetovë

Lukarevska: Inspektori i arrestuar, më herët ishte udhëheqës i drejtorisë rajonale në Tetovë

Inspektori i arrestuar i Drejtorisë për të Ardhura Publike, i cili kërkoi ryshfet prej 300 eurove, është në të vërtetë ish-udhëheqës i Drejtorisë Rajonale të DAP Tetovë.

Këtë e konfirmoi sot drejtoresha e DAP, Sanja Lukarevska, e cila falënderoi biznesmenin që paraqiti rastin.

Tetovë, arrestohet një i punësuar në DAP për marrje të ryshfetit
Lexo po ashtu Tetovë, arrestohet një i punësuar në DAP për marrje të ryshfetit

“Është e qartë se bëhet fjalë për rast të izoluar e cila shpesh shfaqet në shoqëri. Në DAP jemi plotësisht të përkushtuar për funksionimin e ndershëm, transparent dhe të ligjshëm të të gjithë inspektorëve dhe kontrolluesve tatimorë”, tha Lukarevska./Telegrafi/