LAJMI I FUNDIT:

Tahirsylaj: Nesër do të bie borë

Tahirsylaj: Nesër do të bie borë

Eksperti dhe profesori i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj në një prononcim për Telegrafin, ka konfirmuar se do të ketë rënie të temperaturave dhe se ditën e nesërme do të bie borë.

Tahirsylaj po ashtu ka bërë të ditur se sonte do të ketë erë të fortë.


“Nesër në mëngjes pritet të ketë reshje bore, ndërsa sonte do të ketë erë të fuqishme”, tha Tahirsylaj.

Ndryshe, Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi publik ka njoftuar se i ka të kontraktuara kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve urbane e rurale, të cilat do të jenë në terren me të gjitha kapacitetet e tyre.

Në njoftim thuhet se ato do të kujdesen që rrugët të pastrohen dhe të jenë të kalueshme, në rast të reshjeve të borës dhe nga ngricat që vijnë si pasojë e temperaturave të ulëta.

Komuna e Prishtinës po ashtu ka publikuar numrin që mund të thërrasin qytetarët. /Telegrafi/

Qendra e Thirrjeve: 080012233; 080012244

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori