LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Prishtinës përgatitet për ndryshimin e motit, kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve do të jenë në terren me të gjitha kapacitetet

Komuna e Prishtinës përgatitet për ndryshimin e motit, kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve do të jenë në terren me të gjitha kapacitetet

Muaji shkurt i këtij viti sapo ka filluar dhe në Kosovë temperaturat deri më tani rrallë herë kanë qenë nën 0, duke bërë kështu që të ketë edhe mungesë të borës e shiut.

Por, ky mot pritet të ndryshoj gjatë ditëve në vijim, pasi Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sipas parashikimeve priten reshje shiu e bore.


Duke marrë parasysh këtë parashikim të Institutit, Komuna e Prishtinës ka marrë masa tashmë, duke kontaktuar kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve urbane e rurale.

Këtë e bëri të ditur drejtoresha e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Komunën e Prishtinës, Medina Braha.

Braha ka bërë thirrje gjithashtu që vozitësit të kenë kujdes gjatë vozitjet nëpër rrugët e Prishtinës. Moti, nga sot pasdite reshje bore dhe ftohtë

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se ditëve me diell dhe me temperatura të larta mbi vlerat e mesatareve po i vjen fundi, kjo si pasojë e masave të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit.

Në njoftimin për media thuhet se nga pasditja e së martës vendi ynë do të përfshihet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik, duke e prishur këtë situatë të tanishme meteorologjike.

Moti, nga sot pasdite reshje bore dhe ftohtë
Lexo po ashtu Moti, nga sot pasdite reshje bore dhe ftohtë

Fillimisht do të fillojnë reshje shiu, e me fuqizimin e këtyre masave polare, reshjet e shiut do të kalojnë në formë dëbore.

“Reshje bore parashihet natën e së martës, mërkurës dhe pjesën e parë të ditës së enjte. Këto reshje do të ndikojnë dukshëm në prishjen e ekuilibrit termik, duke ndikuar në rënien e temperaturave në të dy vlerat ekstreme”, thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4 deri në -7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-16 gradë Celsius.

Kjo situatë meteorologjike rikthen parametrat meteorologjik në mesataret e stinës dhe muajit që jemi, por reshjet e parashikuara do të jenë shumë të mirëseardhura për ti plotësuar kushtet hidrike, meqë dihet se vendi ynë është në deficit të reshjeve që prej vitit të kaluar.

Situata biometeorologjike do të jetë relativisht e mirë për shkak të prezencës së këtij aktiviteti meteorologjik. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-15 m/s. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Kronika e Zezë
Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Kronika e Zezë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Kalo në kategori